Lidhu me ne

Kryesore

Artan Hoxha: Kur ia fut kot edhe Amerika…

Artan Hoxha: Kur ia fut kot edhe Amerika…

Nga Artan Hoxha

Vendimi i Sekretarit te Shtetit per te shpallur publikisht ndalimin e hyrjes ne ShBA te Sali Berishes pati njehone e do kete pasoja te parashikueshme ne shoqerine, politiken dhe shtetin shqiptar, te paparashikueshme gjithashtu.

Te parashikueshmet jane qartazi negative. Vendimi c’ekuilibron edhe me shume fuqine politike te paleve ne favor te forte te Rilindjes se gjithepushtetshme ne nje vend ku, edhe pa kete vendim, kemi c’ekuiliber qe ne 2013-ten, thelluar ne 2017-ten, forcuar ne 2021-shin, c’ekuiliber qe ka dhene efektet e veta ne shpartallimin e balances dhe kontrollit kushtetues te pushteteve dhe ne diferencimin ekonomik te shoqerise ne raport me perkatesine apo afersine me pushtetin. Te paparashikueshmet me gjasa edhe me negative.

Efektet negative shkaktohen nga menyra opake e vendimmarrjes ne kete rast, e mosshpjegimit te qarte, te plote e te detajuar. As nuk thuhet e as nuk dihet as koha, as menyra dhe as faktet a provat ne te cilat eshte bazuar vendimi. Menyra si iu servir publikut kerkon vetem pranim pa vertetim te vertetesise, drejtesise e dobise se tij. Imponim dhe kaq.

Per vendimin e tij Sekretari shprehet se eshte marre per dy aresye, e para per akte korruptive thelbesore te Sali Berishes; e dyta se ai penguaka drejtesine te hetoje keto akte nderkohe qe ShBA duan e perpiqen per nje Shqiperi demokratike, ku sundon ligji e barazia perpara tij. Duke goditur moralisht Sali Berishen ShBA shpresuakan qe do rrezohet a dobesohet kjo pengese.

Nese ky eshte qellimi s’ka se si te funksionoje pasi goditja morale, qe te jete efektive, duhet qe vete te behet me menyra e mjete te pastra, te qarta, te mbeshtetura, shume bindese e gjeresisht te pranuara nga shoqeria se ciles i adresohen. Perndryshe, prodhojne efektin e kundert.

Vendimi nuk i ka fare keto cilesi. Nese do te kishin patur fakte a prova te paditura nga me pare per Sali Berishen, e keto te ishin te verteta e ti jepeshin publikut, ndoshta shume qe besojne ne moralin e Sali Berishes do nderronin mendje.

Prova te reja te ketilla as jepen as lihet te kuptohet se ka. E kunderta u tha, qe gjithcka eshte bazuar ne ngjarjet, faktet, provat e pretendimet qe qarkullojne prej shume e shume vitesh edhe ne kanalet shteterore edhe ne ato diplomatike edhe ne ato medietike.

Po qe per keto te vjetrat e te njohurat, gjithkush ka krijuar me kohe e vakt vleresimin e vet per Sali Berishen, te mire a te keq, besues a mosbesues, mbeshtetes a kundershtar, adhurim a urrejtje. Pa prove te re vendimi i Sekretarit nuk ndryshon gje, vec forcon kontrastet, thellon polarizimin, ndez emocionet e kahjeve te kunderta.

Por, nese s’ka prove te re, pse ka nje vleresim te ri per Sali Berishen nga Departementi i Shtetit? Nje organizate koherente, me te njejtat provat do mbante te njejtin qendrim ne kohe. Koherenca prishet kur ndryshojne njerezit, pra ndryshojne interesat, botkuptimet, synimet e keto ndryshojne edhe organizaten, strukturen, qellimet, procedurat e mjetet e saj.

Sali Berisha eshte ai qe ka qene. Ka ndryshuar mendim Departementi i Shtetit. Sepse ka ndryshuar vete Departementi. Sepse ka ndryshuar Presidenca, Administrata, raportet politike dhe ato mes grupeve te interesave te ndryshme, e ku penetrojne edhe grupe interesi te huaja, perfshi ato te politikes se sotme shqiptare qe dominohet nga Rilindja e gjithepushtetshme.

Sot eshte nje tjeter Amerike. Qe ka bere e do beje shume gjera te medha e te mira por qe ka bere e do beje edhe gabime trashanike, si ky me Sali Berishen.

Durim. Sepse ShBA eshte edhe e mira me e madhe qe kemi kur ben mire edhe e keqja me e vogel kur ben keq. Por edhe qendrim te qarte e qendrese ndaj gabimeve te saj. Keshtu, edhe ndihmojme veten edhe i sherbejme sic duhet vete Amerikes, e cila lirine dhe dinjitetin e individit e ka ne themel te qenies se vet, qe i mbron me sistemin e vet demokratik, ligjor e gjyqsor, te ekuilibruar e te balancuar thuajse ne perfeksion, e ku, per rrjedhoje, edhe barazia perpara ligjit eshte me prane te vertetes se kudo.

Qendrim te qarte e qendrese ndaj gabimeve te Amerikes sepse Amerika ka ndryshuar, ndryshon e do ndryshoje e, ndryshe nga superfuqite e tjera, edhe kur ia fut kot… heret a vone , Amerika i korigjon gabimet e veta.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook