Lidhu me ne

Temporal

Padia e Sali Berishës në Francë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken

Nga Kastriot Myftaraj

Padia e Sali Berishës në Francë ndaj Sekretarit amerikan të

Është thënë se Etërit e Pavarësisë së SHBA u treguan shumë të aftë si diplomatë, duke arritur që ta shndërrojnë konfliktin e kolonive amerikane me Britaninë e Madhe në konflikt mes Francës dhe Britanisë së Madhe, pra dy fuqive të mëdha të kohës. Ndërhyrja franceze ishte vendimtare për fitoren e Luftës Amerikane për Pavarësi.

Në të njëjtin stil, Sali Berisha ka bërë një lëvizje të menduar shumë hollë duke ngritur padi në Francë ndaj Sekretarit të Departamentit të Shtetit të SHBA Blinken, për çështjen e futjes së emrit të tij në listën e zezë amerikane. Në pamje të parë duket sikur veprimi është absurd sepse ngjarja nuk ka lidhje me Francën gjykatat e së cilës nuk kanë juridiksion mbi SHBA. Domethënë një qytetar amerikan nuk mund të gjykohet në Francë për veprime që i ka bërë në SHBA.

Por padia e Berishës e ve Drejtësinë franceze para një mëdyshjeje të madhe dhe pikërisht këtu qëndron llogaritja e Berishës dhe e këshilltarëve të tij juridikë. Çështjen e ka marrë përsipër avokati më i madh i Francës, ai që ka mbrojtur shtetarët më të lartë të këtij vendi kur kanë pasur probleme me Drejtësinë dhe ai nuk e ka bërë pa u menduar këtë gjë. Një avokat I tillë nuk merr përsipër një çështje me të cilën do të bëhej qesharak para gjykatës.

Avokati francez e di mirë se çdo vit sedra e francezëve lëndohet nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA që ka një kapitull për Francën ku ajo trajtohet njëjtë si Shqipëria me vërejtje dhe kritika për veprimtarinë e institucioneve të saj, për gjykatat, prokuorinë, policinë etj. Pra, SHBA i lejon vetes një juridiksion global, duke përfshirë edhe Francën. Sipas parimeve ndërkombëtare marrëdhëniet mes shteteve janë të ndërsjellta (reciproke) dhe mbi bazën e barazisë në trajtim.

Dhe Franca, ndryshe nga Shqipëria, i merr shumë seriozisht këto parime në marrëdhëniet me SHBA. Franca ka një traditë perandorake. Franca është vend anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB dhe ka të drejtën e vetos për çështjet botërore. Franca është fuqi bërthamore. Franca është vendi-lider politik i Bashkimit Europian. Pa Francën Pakti i Atlantikut Verior humb bazën atlantikase mbi njërin breg, është thënë kur De Goli grindej me SHBA. Franca nuk është Shqipëria të cilën Amerika mund t’ i lejojë vetes që ta trajtojë si një cep të perandorisë së saj.

Në Shqipëri raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për vendin tonë bëhet lajmi i parë i ditës dhe diskutohet nga media, politikanët, pushtetarët, për të japin llogari drejtuesit e institucioneve të cekur në raport. Në Francë raporti shpërfillet. Për të, e shumta flasin gazetat dhe emisionet humoristike. Por thellë-thellë sedra franceze lëndohet nga ky veprim amerikan.

Berisha, me intuitën e mjekut-politikan, me padinë e tij ka prekur një nerv të zbuluar francez. Dhe siç dihet nervi i zbuluar dhemb shumë kur preket. Berisha praktikisht i ka thënë gjykatës franceze, domethënë Republikës Franceze:

Unë kam ardhur para jush duke shpresuar që juve do të pranoni të ushtroni juridiksionin tuaj pikërisht mbi njeriun i cili këtë vit ka nënshkruar një raport që tregon se SHBA e shtrin juridiksionin e saj edhe mbi territorin e Francës. Tani a do të pranojë Gjykata Franceze të bëjë të njëjtën gjë ndaj këtij qytetari amerikan.

Me qëndrimin ndaj padisë së Berishës gjykata franceze praktikisht do të shprehet për atë nëse Franca i sheh si reciproke marrëdhëniet e saj me SHBA, pra e sheh veten si vend Sovran, apo i lejon këtij vendi që të ketë juridiksion ndaj Francës për çështje të caktuara, pa pasur Franca të njëjtën të drejtë ndaj SHBA. Pra gjykata franceze në Çështjen “Berisha kundër Blinken” do të shprehet në praktikë për sovranitetin e Francës.

Sali Berisha, me shumë dinakëri e ka shndërruar problemin e tij me SHBA në një problem franko-amerikan. De Goli dhe Kardinali Rishelje do të nënqeshnin nëse do ta kishin dëgjuar këtë histori.

Gjërat janë edhe më të ndërlikuara në këtë histori. Berisha është një ish-kryetar shteti dhe ish-kryeministër (kështu përcaktohet në deklaratën e Blinden) i një vendi si Shqipëria është anëtar i Organizatës së Vendeve Frankofone.(Në këtë organizatë na futi PS) Tani një njeri i tillë po i kërkon Francës, vendit amë të frankofonisë, që të bëjë arbitrin në një konflikt mes tij dhe Departamentit të Shtetit të SHBA. Nëse Franca nuk e bën këtë gjë, kjo është një goditje e rëndë për reputacionin e saj.

Më e pakta që mund të bëjë gjykata franceze është që të kërkojë fakte nga Z. Blinken dhe pikërisht këtë kërkon Berisha, që ta përdorë gjykatën franceze si instrument faktmbledhës. Dhe Z. Blinken nuk do t’ i përgjigjet gjykatës franceze në kërkesën e saj për fakte. Por pas kësaj ngjarjeje Franca nuk mund ta shohë më me shpërfillje raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit me vërejtje dhe kritika për institucionet e saj.

Çështja veç sa ka nisur. Viti i ardhshëm në Francë është vit zgjedhor, atje mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Çështjet e marrëdhënieve reciproke të vendit të tyre në botë dhe të e sovranitetit janë çështje shumë e rëndësishme për francezët.

Çështja “Berisha” do të hapë në Francë një debat si çështja e Avni Rustemit 100 vjet më parë. Avni Rustemi sipas ligjit francez kishte kryer një krim, një vrasje politike. Por gjykata franceze e shpalli veten jokompetente për gjykimin e tij pasi Esat Pashë Toptani nuk duhet të ishte në Paris. Prania e tij në Paris ishte në kundërshtim me parimet republikane të Francës. Franca republikane po mbështeste në Shqipëri një të vetëshpallur princ neo-otoman, pra monark, kundër vullnetit të popullit shqiptar. Praktikisht gjyakata franceze me vendimin e saj e shpalli fajtore qeverinë franceze që e solli monarkun e vetëshpallur neo-otoman në Francë duke e detyruar përfaqësuesin e popullit shqiptar ta kryente në Paris atentatin që duhet të ishte bërë në Shqipëri.

Në rastin e Çështjes “Berisha-Blinken” kemi të bëjmë me të anasjelltën. Nëse gjykata franceze e shpall veten jokompetente mohon sovranitetin e shtetit të cilit i përket. Francezët duke qenë se dikur kanë qenë superfuqi sot janë të ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve nga superfuqia amerikane të cilën e shohin në origjinën e saj si krijesë të tyre.

Në kujtesën franceze është ngulitur thellë një gjë të cilën amerikanët e kanë harruar. Kolonitë amerikane britanike nuk do të mund ta fitonin pavarësinë pa ndihmën e Francës. Dikur amerikanët kanë qenë të vetëdijshëm për këtë prandaj sheshi kryesor i Ëashingtonit mban emrin e Markezit Lafayette, ushtarakut francez që u bë heroi i Luftës Amerikane për Pavarësi. Franca e ndihmoi këtë luftë me gjithçka, me armë, para, ushtri, me flotën e saj detare, me diplomacinë e saj. Amerikanët përkujtojnë çdo vit zbarkimin në Normandi duke i thënë Francës se e kanë çliruar në Luftën e Dytë Botërore. Por amerikanët nuk përkujtojnë zbarkimet ushtarake franceze në 1778-81 në territorin amerikan për të luftuar kundër britanikëve.

Berisha ka prekur një nerv shumë të ndjeshëm francez. Në Uashington lëvizjen e tij me siguri që po e marrin shumë seriozisht, si një krizë të mundshme franko-amerikane.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook