Lidhu me ne

Kryesore

“Politikanët shkuan tek një fallxhore në Tiranë për të mësuar rezultatin e zgjedhjeve” – Enkel Demi

Eksperti i profilizimit kriminalistik Ervin Karamuça, ka ngritur sot shqetësimin për rritjen e veprimtarisë së sekteve okulte në vendin tonë..

Duke përfituar nga mungesa e informacionit, si nga qytetarët ashtu edhe nga grupet hetimore, eksperti u shpreh i shqetësuar se të rinj të vetmuar dhe në gjendje jo të mirë ekonomike po shenjëstrohen dhe po bëhen viktima të tyre.

Ervin Karamuça kërkoi vëmendjen e shtetit për këtë situatë sa delikate ashtu edhe të rrezikshme, por duke mos e kursyer ironinë, gazetari Enkel Demi tha se gjatë fushatës elektorale, një fallxhore në Tiranë është frekuentuar nga politikanët më të lartë të vendit.

Duke marrë këtë rast si shembull, Demi ngre pyetjen sesi mund të presim nga kjo klasë politike që të dalë një produkt që të luftojë shoqërinë okulte.

“Ata lart… Ndoshta nuk e dini, mund të duket edhe komike. Por, gjatë fushatës elektorale, në Tiranë është frekuentuar një fallxhore nga politikanët më të lartë të këtij vendi. Që shkonin lexonin fatin tek ajo. Tani, si mund të pretendojmë ne që nga kjo klasë politike të na dalë një produkt që të luftojë shoqërinë okulte.”,tha Enkel Demi.

Kurse, eksperti Karamuça nuk e përjashtoi mundësinë që e dhe vetë politikanët të bien viktima të këtyre grupeve.

“Politikanët mund t’i shikojmë si të avantazhuar, por mund të bien edhe viktima sepse ushqehen në mënyrë spirituale, kur vjen puna humbin, dhe i marrin lekët mbrapsht asaj fallxhores…”, u shpreh eksperti.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook