Lidhu me ne

Aktualitet

Mos e humbisni: Lexoni servilizmin e Kreshnik Spahiut për gruan e 4-rt të Edi Ramës

Linda Rama me fjalët e Kadaresë për negociatat: Shqiptarët e kanë humbur dy  herë Evropën...sot jetojnë prapë në ankth - Shqiptarja.com

Për fat të keq, në periudhën e qeverisjes së Edi Ramës, në analet e gazetarisë po mbeten gjithmonë e më shumë shkrime që do të lemerisnin këdo për nivelin e lëpirjes ndaj pushtetit.

Emrat e këtyre të ashtuquajtuarve analistë janë të shumtë. Por nëse do të bëhej një top-listë për shkrimet më të pështira në favor të pushtetit të Edi Ramës, ky shkrim i Kreshnik Spahiut do merrte pa dyshim vendin e parë. Ajo është kryevepra e servilizmit. Kulmi i lëpirjes.

Ka plot deklarata dhe qëndrime të Kreshnik Spahiut që do bënin të skuqej këdo që i lexon, jo më atë vetë që i ka shkruar. Por ky koment për bashkëshorten e Edi Ramës i tejkalon të gjitha.

Me sa duket emigracioni e ka lodhur shumë Nikun, i cili nga kreshnik kuq e zi kundër Ramës, është kthyer në një lëpirës të familjarëve të tij me shpresën se do kenë harruar ccfarë ka vjellur për ta në të shkuarën.

Lexojeni më poshtë këtë servilizëm të pështirë që nuk ka nevojë për shumë koment për të kuptuar se cila është pika më e ulët ku degradon qenia njerëzore:

Linda Rama rrëfen për rolin dhe raportin e saj me Edi Ramën - Lajmet e  fundit - Zëri

Linda s’është Zonja e parë, por e para Zonjë….

Nga Kreshnik Spahiu

Pas çdo burri të suksesshëm, gjithmonë ndodhet një grua e fortë.

Dje kur gjithë burrat shqiptar po ndiqnin  kampionatin europian të futbollit, unë ndoqa një ndeshje tjetër nga më të fortat në Arenën politike shqiptare.

Linda Rama u përball dje mediatikisht, jo me të gjitha gratë shqiptare por me ato që kanë pretenduar të ishin Zonja të para të shtetit shqiptar.

Nuk ishte shfaqur prej shumë vitesh.

Nuk ishte protagoniste prej shumë kohësh.

Nuk kishte folur dhe nuk ishte shfaqur në media.

Prej 40 vitesh i ndjek me vëmendje profilin dhe performancēn e çdo Zonje të Parë:

– kam parë Nexhmije Hoxhën në dyert e burgut kur punoja gjyqtar.

– Kam parë Rexhina Nanon kur i qëndronte besnike Fatos Nanos në burgun e Tepelenës pasi u burgos nga Berisha.

– Kam parë Xhoana Nanon kur u rikthye si partnerja e re me Nanon në politik.

– Kam parë Monika Kryemadhin si Zonjë e parë e shtetit por edhe si grua e fundit e pallatit sepse e kisha komshije tek shallavaret ku u lindëm dhe u rritëm si komshinj të dy.

– Kam parë dhe kam njohur çdo grua presidenti, përfshi dhe Liri Berishën e cila me gjithë profilin e saj modest, nuk kishte as forcën për të ndalur arrogancën apo dhunën e bashkshortit, por as kapacitetin pokitik të artikulimit minimal që të dilte mbi nivelin e një Zonje të Parë.

– kam njohur edhe Aurela Bashën që refuzon të marr shtetësin shqiptare.

Ndryshe ka të gjitha gratë e tjera, Linda Ramën nuk e kam takuar kurrë në jetë dhe as nuk e kisha parë ndonjë herë në media.

Dje ishte një “ndeshje” e madhe që burrat shqiptar e kanë humbur…..

Dje Linda Rama u shfaq në ekran dhe brenda 60 minutash shkëlqeu me prezencën e saj.

Dje pashë armën më të fuqishme të Edi Ramës, që ndryshe nga çdo burrë shteti që ligjin ja bëjnë kalamajtë, gratë apo kunetërit, ai ka në krah një partnere dinjitoze dhe me shumë integritet.

Energjia pozitive e Linda Ramës ka ndryshuar, brutalitetin dhe arrogancën e Edi Ramës së viteve 2000.

Të gjithë mund të thonë që ajo ka përfituar se morri një burrë që, u bë kryeministër, por është e kundërta. Rama ka fituar, nga një Zonjë si Linda.

Ajo u shfaq dje në ekran dhe provoi se bën hije me fjalën, modestinë dhe inteligjencën e saj.

Për herë të parë pash një Zonjë të Parë që ndryshe nga Nexhmija, Xhoana, Liria apo Monika nuk i hedhin benzinë zjarrit dhe oxhakut të krye-bajrakut shqiptar.

Për herë të parë pash një grua që arrin të frenoj egon e sëmurë të burrit si krye-familjar i shtëpisë shqiptare.

Linda Rama dje demostroi, që ashtu siç ka ri-bashkuar familjen e Edi Ramës, ashtu dhe ka frenuar egon apo ka gjeneruar energjitë e një potenciali që ka nevoj çdo mashkull në karrierën pokitike.

Linda Rama, dje tregoi që: “Zonjë lind dhe nuk bëhesh nga karrigia e burrit”

Me zonjllëkun dhe fisnikërinë e lindur ajo madje plotëson edhe gjysmën e mangësive që ka Zotëria i saj, kryeministri i shqiptarve…..

Linda s’është Zonja e Parë, por e Para Zonjë….

Kreshnik Spahiu: Ja çfarë do të thotë Lulzim Basha pas humbjes së  zgjedhjeve në 2021 - Politike

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook