Lidhu me ne

Temporal

Administrata shqiptare u fry me 9700 vetë më shumë para zgjedhjeve të 25 prillit

Gati gjysma e punonjësve në sektorin publik ishin me arsim 8-9 vjeçar ose të mesëm përgjatë vitit 2020, raportoi INSTAT në të dhënat administratave për punësimin.

Sipas grafikut bashkëngjitur rreth 6,6 për qind e totalit të punonjësve në sektorin publik ishin me arsim fillor, ndërsa 38 për qind ishin me arsim të mesëm, të përgjithshëm ose profesional.

Pjesa tjetër prej 55.6 për qind ishin me arsim të lartë. Në raport me vitin 2019 vihet re një rënie e peshës së punonjësve me arsim fillor dhe atë mesëm dhe një rritje me rreth 1 pikë përqindje të punonjësve më arsim të lartë në raport me totalin.

Punonjësit me arsim të ulët më së shumti janë pjesë e ndërmarrjeve me pronësi publike. Shumica e tyre kanë punonjës të kompanive të Energjetikes (KESH, OSSHE dhe OST) dhe ndërmarrjet e ujësjellësve. Gjithashtu kategoria e punonjësve me arsim të ulët është pjesë e administratës lokale dhe kujdesen për pastrimin dhe gjelbërimin në mjediset e përbashkëta.

Pjesa më e arsimuar me arsim të lartë është e përqendruar në administratën publike dhe institucionet qendrore të saj, në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë.

Administrata publike dhe sektori shtetëror vuan nga nepotizmi dhe përdorimi politik. Në tremujorin e parë të vitit 2021 punësimi në sektorin shtetëror u rrit me 9,700 persona në raport me një vit më parë. Pothuajse e gjithë shtesa ka ndodhur në tremujorin e katërt 2020 dhe më pak më pak në janar-mars të këtij viti, që përkon me periudhën e para zgjedhjeve të përgjithshme, që u mbajtën në 25 prill 2021.

Për rrjedhojë pesha e sektorit në punësimin total u rrit se tepërmi këtë vit. Në tremujorin e parë të vitit 2021 ishin të punësuar 124 mijë persona, të cilit përbënin 36.1 për qind e totalit të punësuarve pa përfshirë sektorin bujqësor. Pesha e sektorit shtetëror në punësim erdhi në rritje që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku zinte 34.2 për qind të punësimit pa përfshirë bujqësinë.

Me këtë ecuri Shqipëria renditet në vendet me peshën më të lartë sektorit shtetëror në punësim.

Sipas të dhënave të Eurostat, në BE punësimi në sektorin publik zë mesatarisht 16 për qind në totalin e punësimit. Shqipëria hyn në vendet e ish bllokut komunist, kur të gjithë ishin të punësuar në shtet deri në vitet 1990. Megjithë falimentet dhe privatizimet masive sektori publik vijon të jetë ende punëdhënës i madh në sektorin jobujqësor.

Megjithë përpjekjet për të mbajtur një administratë të vogël qeveritë shqiptare kanë dështuar në këtë mision./B.Hoxha- “Monitor”

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook