Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria si bahçe e një njeriu të vetëm

Edi Rama: Pretendimet për krime lufte kundër Thaçit janë “kundër Kosovës” |  Balkan Insight

Prej disa ditësh jemi njohur të gjithë me një vendim të Edi Ramës për të sjellë në Shqipëri disa qindra, apo mijëra qytetarë afganë që po ikin nga regjimi i talebanëve.

Zoti Rama është në ekstazë thuajse të plotë. Deliri i tij është në gjendje 24 orë ON, sepse ai ndihet IN në një lojë të madhe morale, politike, sociale.

Mirëpo përveç një shkrimi bajat në Facebook përmes të cilit ai mund të gënjejë ata që kanë vendosur të gënjehen, disa intervistave adoleshenteske ku kryeministri i një vendi që po boshatiset i bën moral mbarë botës, ne nuk kemi një akt të vetëm zyrtar për pritjen dhe akomodimin e afganëve.

Një vendim qeverie, apo qoftë edhe një direktivë dixhitale të tipi sms, tekst/voice message të z. Rama për institucionet përkatëse. Si boshatisen godinat e Qytetit Studenti p.sh me urdhër verbal?

Padyshim që z. Rama ëndërron një lojë të madhe që e luan ai vetë. Ëndërron se është strategu. Por këtë e luan në kurrizin tonë që nuk na pyet – me të drejtë sa kohë flemë gjumë – që na begenis më pak edhe se afganët që po sjell, ndërkohë që e vërteta si drita e Diellit është se kurrfarë loje nuk ka këtu. Ka veç një urdhër nga SHBA përkundrejt një mbështetjeje perverse për një qeveri të korruptuar në të gjitha degët e saj.

Sikundër e vërteta tjetër e trishtë është se në fakt Shqipëria po trajtohet si bahçja e një njeriu të vetëm. Që po kështu u soll në rastin e armëve kimike, po kështu në rastin e Kosovës. Shtet, punë, mirëqenie nën liderin virtual! / Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore2 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore3 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar3 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar3 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal3 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar4 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix4 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Facebook