Lidhu me ne

Kryesore

Bushati ia plas hapur Bardhit: Rama në 2013 i bëri … Metës që të vinte në pushtet. Ju do të fitoni pa LSI-në dhe Berishën?

Që koalicioni PD-LSI është prishur pas zgjedhjeve të 25 prillit kjo nuk është më një sekret.

Vulën e fundit ia ka vendosur mbrëmjen e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili deklaroi në Open se PD i ka ofruar LSI-së para zgjedhjeve 15 mandate të sigurta por kjo e fudnit ka refuzuar duke thënë se do të fitojë 34 mandate.

Bardhi zbuloi dhe një bisedë për qarkun e Elbasanit, ku në prezencë të Bashës, Kryemadhit dhe Petrit Vasilit, i kishte thënë para zgjedhjeve se LSI nuk fiton asnjë mandat në Elbasan, por përgjigja që mori ishte se LSI fiton 3 mandate ndërsa PD 2 dhe do luftojë për të tretin.

Menjëherë pas Bardhit, fjalën e mori analisti Andi Bushati, i cili kritikoi ashpër PD-në që nuk arriti të futej në listë të përbashkët me LSI-në. Bushati me ironi i tha Bardhit se në vitin 2013 Rama ‘i bëri g*jore Metës për të ardhur në pushtet, ndërsa PD ka larguar LSI-në dhe tashmë madje dhe Berishën.

Debati:

Bardhi: PD i ka ofruar 15 mandate në lista të sigurta, por ata kanë pasur pritshmëri për 34 mandate. Ka pasur negociata për 2 muaj. Ata thanë ne do fitojmë të vetëm 34 mandate dhe nuk pranojmë të hyjmë në listë të përbashkët. Ka pasur një komunikim mes Bashës dhe Kryemadhit, ku unë kam konstatuar që LSI nuk arrin të marrë mandat në Elbasan. Përgjigja që kam marrë është që LSI sot ka 3 mandate në Elbasan, PD ka 2, dhe lufton për të tretin.

Bushati: Unë kam thënë para zgjedhjeve, që nëse Kryemadhi dhe Basha, për arsye seksuale, politike, parash, etj, nëse nuk arrijnë të bëjnë koalicion, duhet të shporren, pak rëndësi ka kush e ka fajin. Duhet të shporren të dy.

Bardhi: Unë isha për dy lista të veccanta.

Bushati: Edi Rama i bëri gojore Ilir Metës për të ardhur në pushtet në vitin 2013, i shkoi atje në Gjirin e Lalzit. Një parti që do të mundë rilindjen duke larguar LSI, duke larguar Berishën, ok ta gëzojë.

Bardhi: Nuk ka thënë duam 20 apo 25. Por ka qenë për dy lista. Donin koaliciion paszgjedhor.

Bushati: Edi Rama ka thënë që Lulzim Basha është djalë i mirë dhe reputacionin ia prish Kryemadhi dhe Berisha. Nuk guxoi njëherë të bënte një foto me Metën. Ju bëtë atë që donte Edi Rama.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook