Lidhu me ne

Temporal

Fevzia, shqiptarja më e bukur e botës

Dinastia e shqiptarëve në Egjipt  ka qenë një nga dinastitë më të shquara të botës moderne. Historinë e kësaj dinastie këtë rast kemi zgjedhur ta bëjmë përmes një princeshe të bukur, princeshës Fevzia, e cilësuar si një nga gratë më të bukura të botës.

Kronikat evropiane të shekullit të kaluar nuk mund të linin jashtë vëmendjes së tyre princeshën Fevzia Fuat Ali, e cilësuar si një nga gratë më të bukura të botës e krahasuar me Ava Gardner, Gracy Kelly dhe artistet më të famshme.  Princesha Fevzia ishte vajza e madhe e mbretit Fuat të Egjiptit dhe motra e mbretit Faruk. Familja mbretërore egjiptiane e kishte origjinën shqiptare nga Mehmet Ali Pashai, i cili nuk e orientoi Egjiptin drejt Lindjes dhe Portës së Lartë por drejt Perëndimit veçanërisht drejt Francës dhe Anglisë. Fevzia do të ishte stërmbesa e tij.

Gjyshi i saj Ismaili, i biri i Mehmetit do të vendosë titullin e lartë të Khedive në mbretërinë egjiptiane, titull që mbeti deri në vitin 1914 kur babai i Fevzës e shpalli veten mbret dhe do shkëpuste lidhjet me Perandorinë turke që tashmë ishin shkatërruar.

Egjipti filloi të bëhej modern me ndërtesa të bukura dhe me një infrastrukturë moderne. Ismaili ishte udhëheqësi që themeloi shërbimin postar, modernizoi ushtrinë duke e kthyer atë në një ushtri moderne me lavdinë e dikurshme. Ndërtoi në gjithë vendin hekurudha. Por ai ka hyrë në histori jo vetëm si sundues i madh i Egjiptit por dhe për një fakt tjetër. Ishte ndërtuesi i kanalit të Suezit, një kanal artificial detar me gjatësi prej 163 kilometrash– nyja që lidh hemisferën perëndimore dhe atë lindore të tokës. Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike, për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detarë për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Afërme..

Me përfundimin e punimeve do të merreshin dy bijtë e tij Fuat dhe Said emrin e të cilit do të merrte dhe porti Said. Një nga veprat më të bukura të tij është dhe shndërrimi i ishullit të shkretë në derdhje të lumit Nil në një parajsë tokësore. Sot ajo është qendra më e madhe kulturore dhe artistike e Egjiptit. Mbreti Ismail do ta transformonte Egjiptin në një nga vendet më kozmopolite dhe do të hapte rrugën e modernizimit.

I edukuar në Paris dhe Vjenë ai do të ishte një njohës i thellë i gjuhëve evropiane dhe e admironte Evropën. U përpoq që gjatë sundimit të tij të rivalizonte oborret mbretërore më të fuqishme të perëndimit.

Ai dha një ndihmesë të madhe ndaj Shqipëtarëve të Misirit të cilët i vuri në poste drejtuese në administratë dhe ushtrinë egjiptiane.

Dinastia e shqiptarëve qeverisi Egjiptin për 147 vjet deri në vitin 1952, kur Mbreti Faruk u përzu nga Egjipti nëpërmjet një puçi ushtarak të udhëhequr nga gjeneralët Muhammad Naguib dhe Jamal Abd An-Nasser, të cilët instaluan me dhunë qeveritë e tyre në Egjipt që nga 18 qershori i vitit 1953. Këtu përfundoi njëherë e përgjithmonë Dinastia Shqiptare e Egjiptit. Pasardhësit e Dinastisë Shqiptare të Egjiptit sot jetojnë në Zvicër.

Fevzia ishte motra dhe shoqja më besnike e të vëllait dhe do ndikonte shumë në jetën e tij deri sa ai u bë mbret. Faruku qe shumë i pashëm dhe shumë i dhënë pas qefit dhe bixhozit ndaj dhe mbretëria në kohën e tij do të zvenitetj deri në largimin e tij  me një puç ushtarak.

Fevzia ishte e hollë, e bukur dhe kishte një figurë tejet elegante. Ajo është përshkruar nga kronikat e kohës si një bukuri shokuese, shkatërruese zemrash, princesha më e bukur e botës. Shumë gazeta të kohës e kanë quajtur perëndeshën e bukur me origjinë shqiptare. Fotografi sir Beaton do e përshkruante kështu:  “Në qoftë se Boticeli do të mishëronte në penelin e tij një Afërditë Aziatike, Fevzia do të qe subjekti i duhur. Vetëm pasqyrimi i shpirtit dhe fytyrës së saj engjëllore prej perëndeshe do të na jepte në përjetësi një bukuri magjepse të paparë ndonjëherë me sytë e saj blu dhe buzët e saj si tul qershie, nën kurorën e flokëve gështenjë të errët, do të bënte që burrat e tërë botës të humbisnin mendjen.”

Kronikat rozë të shekullit të kaluar do e cilësonin si Miss Botën e pakurorëzuar. Siç ndodh shpesh në mbretëri dhe fati i saj do të ishte të lidhej me një mbret. Kështu në moshën 17 vjeçare ajo do martohej me shahun e Iranit,  Mohammad Reza Pahlavi. Por martesa e tyre nuk doli e suksesshme. Pak vite pas martese do të vinte dhe divorci.

Në 28 mars 1949 Princeshë Fevzia do të rimartohej me kolonel Ismail Hussain Shirin Bey,  një kushëri i largët i saj (me gjak shqiptar) i cili ishte Ministër i Luftës së Egjiptit. Ata patën dy fëmijë: Nadian  dhe Muhametin. Tashmë emri i saj do te ishte Princeshë Fevzia Shirin, pas martesës së dytë në vitin 1949 dhe kështu do të njihej derisa të përmbysej Dinastia e Shqiptarëve të Egjiptit në vitin 1952.

Pasardhësit e kësaj dinastie shqiptarësh pas rënies nga froni do vendoseshin në Zvicër ku dhe sot pretendojnë për kurorën e tyre si mbretër të Egjiptit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook