Lidhu me ne

Aktualitet

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit: Akuza për spekulime rozë me politikanë të lartë


Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një kopje të së cilës e disponon edhe redaksia e VoxNews, Bleona i kërkon Kokalarit minimumi 2 milionë dollarë, pas një debati mes të dyjave që zgjati disa muaj.

Vox News ka publikuar pjesë nga dosja e padisë së Bleona Qeretit ndaj Evi Kokalarit. Thelbi i padisë është se në vitin 2013, Qereti ka bërë rebranding dhe hoqi nga interneti një pjesë të lajmeve dhe repertorit e këngëve të saj me qëllim të fushatës së rebranding, të fokusuar për publikun amerikan dhe në rrjet ngelën vetëm lajme show bizz.

Në Shqipëri Qereti është shumë e nohur por publiku amerikan që e sheh profilin në Google nuk mund ta kuptojë pa përfunduar rebranding, se Qereti ka një karrierë të hershme që në vitet 90′ si artiste dhe ajo e akuzon Kokalarin se ka shfrytëzuar këtë mment për ta diskretituar në SHBA.

Padia është depozituar në gjykatë në datën 14 gusht 2025, ndërkohë që Bleona pretendon se Kokalari i ka shkaktuar me dashakeqësi dhe me qëllim të qartë, përmes një fushate shpifjesh dhe deklaratash krejtësisht të pavërteta e dëmtuese, të bëra publikisht në rrjete sociale dhe gjetkë, duke përfshirë deklarata të rreme se paditësja është prostitutë, call girl, striptiste dhe artiste kabareje.

“Kokalari ka bërë disa nga këto deklarata edhe në biseda me të tjerë gjatë vitit të fundit, megjithëse ajo e di se janë gënjeshtra. Kokalari i fabrikoi, mbi bazën e një skeme të paramenduar për të dëmtuar karrierën dhe për të avancuar interesat e saj personale” thuhet në padi.

Faksimile: Akt-padia e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit depozituar në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut

Avokatët shkruajnë se Bleona Qerreti dhe Evi Kokalari janë njohur në vjeshtën e vitit 2020.

“E promovoi se donte karrierë në politikë. Pasojat e deklaratave të Kokalarit kanë lënë gjurmë të thellë mbi Paditësen si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri. Bleona ka pësuar dëme financiare, dëme të reputacionit dhe dëme emocionale si rezultat i drejtpërdrejtë i fushatës së Kokalarit për ta destabilizuar dhe njollosur atë” vijon akt-padia.

Sipas saj, Kokalari përdor ose ka përdorur emrat Evi Angelakis, Evis Kokalari dhe/ose Evis Angelakis.

“Kokalari zotëron firmën Golden Key Investment Group, me seli gjithashtu në New York dhe se ajo ka bërë disa statuse kundër Bleona Qerretit” shkruajnë avokatët.

“Kokalari i paraqiti me dashje fakte të shtrembëruara për disa imazhe”, pohojnë avokatët.

Në padinë e depozituar në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut në mes të muajit gusht 2025, avokatët e Bleona Qerrestit shkruajnë se Kokalari publikoi një sërë deklaratash të rreme duke pretenduar se “bazohen në gjëra që Bleona vetë më ka thënë”.

“Për shembull, Kokalari pretendoi se paditësja i kishte thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe moderatorja/ këngëtarja V.A ‘kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe se [Rama] donte të linte gruan për t’u martuar me të’. Ky pretendim është i pavërtetë. Paditësja nuk ka thënë kurrë një gjë të tillë”, pohojnë avokatët.

VoxNews ka analizuar akt-padinë, ku avokatët e Bleona Qerretit shkruajnë se; “Kokalari gjithashtu pretendoi se paditësja i kishte thënë se një ish-president i Shqipërisë ishte në një lidhje me këngëtaren shqiptare M.XH”

Më tej, Kokalari tha se paditësja i kishte pranuar se kishte fjetur me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe këto janë deklarata të rreme, të fabrikuara nga Kokalari për të dëmtuar reputacionin e paditëses dhe për të prishur marrëdhëniet e saj me persona të ndryshëm me ndikim. Sipas informacionit dhe bindjes, Kokalari e bëri këtë për t’ju hyrë në zemër të njëjtëve persona”.

Avokatët shkruajnë se Bleona nuk i ka thënë kurrë Kokalarit këto gjëra.

“Po ashtu, ajo nuk ka fjetur kurrë me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë apo Kosovës. Kokalari i shpiku këto gënjeshtra për ta paraqitur paditësen si të pabesueshme dhe të pamoralshme, dhe kështu për të dëmtuar markën dhe imazhin e saj publik” vijon akt-akuza.

Faksimile: Bleona i kërkon një kompensim dhe dëmshpërblim prej minimumi 2 milionë USD Kokalarit

Në fund të akt-padisë, Bleona Qerreti i kërkon Evi Kokalarit një shumë prej 2 milionë dollarësh për të gjitha gënjeshtrat që ka thënë. Paditësja kërkon urdhërimin e Kokalarit të tërheqë çdo dhe të gjitha deklaratat shpifëse.

Kërkon urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme kompensuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit, por jo më pak se 2 milionë dollarë, e cila bazohet në faktin se sjellja shpifëse e Kokalarit ka prishur ndjeshëm karrierën ndryshe të suksesshme të Paditëses si muzikante.

Avokatët shkruajnë se kërkojnë nga gjykata urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme ndëshkuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit dhe dhënien e interesit para dhe pas vendimit gjyqësor, shpenzimeve gjyqësore dhe çdo dëmshpërblimi tjetër apo të mëtejshëm që kjo gjykatë mund ta konsiderojë të drejtë dhe të përshtatshëm.

 Vox

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook