Lidhu me ne

Temporal

Nepali, laboratori i politikës së re

Nepal lifts social media ban that sparked deadly Gen Z protests | CNN

Klajdi Logu*

Revolta e ditëve të fundit në Nepal nuk është thjesht episod i një qeverie të rrëzuar. Është simptomë e një ndryshimi më të thellë: hyrja e brezit digjital në lojën politike jo si aktor pasiv, por si arbitër që imponon zgjedhje. Më dramatikja nuk është dorëheqja e një kryeministri, por fakti se procesi i përzgjedhjes së lidershipit kaloi përmes një platforme si Discord – një arenë e shpërndarë, horizontale dhe e padukshme për aparatin shtetëror.

Kjo është revolta e turmave që Ortega y Gasset (1930/1993) e përshkroi dekada më parë: momenti kur “masa” nuk pranon më të udhëhiqet, por e sheh veten si bartëse të drejtimit. Por ndryshe nga turmat e shekullit XX, masa e re nuk është trup fizik në bulevard, por rrjet fluid që prodhon vendime kolektive në servera dhe kanale digjitale. Ky është shembulli i pastër i asaj që Bennett dhe Segerberg (2012) e quajnë “connective action”: organizim pa strukturë klasike, ku identiteti kolektiv lind nga ndërveprimi i vazhdueshëm në platforma.

Në këtë kuptim, protestat nepaleze nuk janë revoltë spontane, por shfaqje e një realiteti ku legjitimiteti nuk matet më vetëm nga procedurat kushtetuese. Hirschman (1970) na kujtonte tri opsionet e qytetarit përballë institucioneve: “exit, voice, loyalty.” Brezi i ri nepalez nuk ka luksin e exit – emigracioni nuk është zgjidhje për të gjithë – dhe as luksin e loyalty ndaj një elite të korruptuar. Prandaj zgjedh voice, por e bën atë me instrumentet që njeh: rrjetet sociale.

Kjo zhvendosje sjell tre implikime të forta:
Së pari, institucionet klasike janë të tejkaluara. Parlamenti, partitë dhe procedurat nuk ishin më arbitri i tranzicionit; vendimi u imponua nga rrjetet. Ky është paralajmërim për çdo demokraci në tranzicion: nëse nuk krijon kanale reale për pjesëmarrjen e të rinjve, do ta marrë mesazhin në mënyrën më të dhimbshme.

Së dyti, ushtria dhe aparati shtetëror mbeten të rrezikshëm. Ndërhyrja e forcave të sigurisë tregoi se shteti nuk e ka braktisur logjikën e kontrollit me dhunë. Në terma të Charles Tilly (2003), është përballja klasike mes “contentious politics” dhe “capacity of the state”: sa më e ulët kapaciteti, aq më shpejt shteti reagon me forcë të zhveshur.

Së treti, rreziku i populizmit procedural. Zgjedhja e kryeministres përmes diskutimeve në Discord është shembull i një procesi që duket demokratik, por nuk ka mekanizma llogaridhënieje. Nëse lidershipi prodhohet nga entuziazmi momental i një turme digjitale, ekziston rreziku i kthimit të shpejtë në autoritarizëm të ri ose në zhgënjim total. Ky është paradoksi që Cas Mudde dhe Cristóbal Rovira Kaltwasser (2017) përshkruajnë tek analiza e populizmit: fuqizimi i njerëzve “kundër elitave” mund të sjellë vetë-prishjen e rendit demokratik.

Nepali sot është një paralajmërim global. Nuk është thjesht “revolta e një vendi të vogël aziatik,” por pasqyra e një bote ku brezi i ri e sheh politikën si hapësirë që i takon, jo si dhuratë që ia jep shteti. Çështja nuk është nëse ky brez do ta transformojë politikën, por si do ta bëjë këtë: duke e forcuar demokracinë, apo duke e zëvendësuar me forma të reja autoriteti që ende nuk i kuptojmë.
* Klajdi Logu, pedagog, UET

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook