Brenda një harku kohor të shkurtër presidenti i Turqisë, Taip Erdogan, ka vizituar sërish Beogradin. Duket qartë se mes të dy vendeve brenda pak vitesh është vendosur një “marrëdhënie speciale”, por që nuk kufizohet vetëm mes dy liderëve Vuçiç e Erdogan, por më së shumti me investime të mëdha.
Nga na tjetër në rajon dhe veçanërisht këtu brenda në Shqipëri, kemi `legjendën urbane` të ushqyer nga kryeministri i vendit tonë, se Turqia është një `partner strategjik` i Shqipërisë (në letër) dhe vëllam e mik i ngushtë i tij. Por e vërteta është që gjatë kësaj miqësi `të madhe` mes kryeministrit Rama dhe presidentit Erdogan, investimet turke në vendin tonë kanë konsistuar, vetëm në investimin e xhamisë së madhe në qendër të Tiranës e qindra të tjera nëpër vend, si dhe kapjen e konvertimin e sistemit të shkollave të Gylen me ato të familjes së Erdogan.
Ndërkohë që në Shqipëri investimi më i fundit i bujshëm i Turqisë së Erdogan ishte një memorial dhe emri i një sheshi në kujtim të dëshmorëve që mbrojtën presidentin e Turqisë gjatë grushtit të shtetit, Erdogan ndodhet në Beograd për të inspektuar punimet e autostradës Beograd-Sarajevë. Nga ana tjetër shkëmbimet tregtare mes Serbisë dhe Turqisë kanë arritur në shifrën rekord të 1.2 miliard eurove, kurse investimet e tyre në këtë vend kanë hapur 8 mijë vende të reja pune.
Pikërisht për këtë marrëdhënie dhe interesi të madh të Erdogan ndaj Sebisë së Vuçiç, flet një artikull i gjatë i DW me titull: Erdogan-Vuçiq: “Takimet e nxënësve të këqinj”.
Shkrimi i plotë i botuar sot nga DW, me autor Ivica Petrovic
Turqia është një partner strategjik dhe anëtare e NATO-s, por që tregon interes të madh edhe për Serbinë. Po çfarë fshihet pas këtij interesimi?


