Lidhu me ne

Kioske

Kush është Zonja e Parë e Kosovës?

 

Ka nisur rrugëtimin e saj presidencial si zonja e parë e Kosovës. Lumnije Gërxhaliu Thaçi prej 19 vitesh i qëndron përkrah presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Zonja e parë e shtetit ndonëse ishte martuar në një periudhë të vështirë me presidentin e zgjedhur Hashim Thaçin, kur ai ishte një i përndjekur politik për shkak të angazhimit dhe bindjeve të tij politike, ajo i qëndroi gjithnjë afër duke e përkrahur në rrugën që kishte zgjedhur.

28 korriku i vitit 1997 ishte dita kur ata kurorëzuan dashurinë dhe së bashku kanë 19 vite martesë.

Presidentit të zgjedhur, Hashim Thaçit, asokohe i ishte dashur që përkohësisht të vendosej në Zvicër për shkak të dënimit me 10 vite burgim në mungesë nga regjimi serb. Ceremonia e martesës së tyre ishte e pamundur që të zhvillohej në Kosovë, prandaj zonja e parë i ishte bashkuar Thaçit në Zvicër, i cili pas pak kohësh ishte rikthyer në Kosovë për t’u bërë pjesë aktive e luftës së UÇK-së.

Biografia

Lumnije Gërxhaliu-Thaçi, ka lindur në Vushtrri më 12 dhjetor 1971. Ka magjistruar në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” në vitet 2007-2009. Pas magjistraturës së parë, në vitet 2009-2011 ka magjistruar edhe në drejtimin “Menaxhment” dhe tash është kandidate për PhD në Ekonomi.

Ajo është ligjëruese e lëndëve ekonomike në kolegjin “Fama” në Prishtinë.

Zonja e parë e Kosovës, që nga viti 2012 merret edhe me aktivitete humanitare dhe sensibilizuese për dukuri të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët dhe është kryetare e fondacionit “Fëmijët e Kosovës”.

largea_zonja-thacit1396195288.jpg

20160228133219391646.jpg

230359.jpg

186694280.jpg

thaçi-me-bashkëshorte.jpg

94b770s9caaa.jpg

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook