Lidhu me ne

Temporal

Me Koço pa Koço, prapë i njëjti Ramë

indir (1)

Nga Andi Bushati

Ka gati një ekzaltim midis shumë prej hierarkëve të PS-së dhe mediave pranë së majtës për prishjen e Edi Ramës me Koço Kokëdhimën.

Disa kanë shpresë se më në fund partia do të çlirohet nga pashai i Jugut. Disa të tjerë se nuk do të kenë më mbi kurriz atë hotelin pa leje në Qeparo, që u dukej sikur u prishte të gjithë fasadën e aksioneve për rivendosjen e shtetit. Disa ndihen më të lehtësuar kur e shohin Kokëdhimën në krahët e Metës, duke pretenduar se tashmë “të gjitha plehërat” e koalicionit janë më në fund jashtë radhëve të rilindjes.

Po ti shtosh këtyre ndjenjave të përziera edhe çlirimin nga xhelozia për njeriun që shitej si guruja i shefit të tyre edhe frymëmarrjen se Rama shpëtoi nga një tjetër njollë edhe zemërdridhjen se tashmë është hapur një vend në paradhomën e kryeministrit, përmasa e ngazëllimit bëhet më e prekshme.

Por, përpos faktit se titujt e gazatave për dy dashnorët politikë që nuk do të plaken sëbashku në Vuno vazhdojnë të shesin, asgjë e re nuk ka ndodhur.

Prishja Rama -Kokëdhima nuk është një ngjarje politike. Ajo nuk mund të trajtohet as si shpëtimi i kryeministrit nga kthetrat e së keqes dhe as si ndajrje me të shkuarën e tij të errët.

Vërtet që Koço Kokëdhima ka qenë një nga njollat e shumta në biografinë politike të Ramës. Që kur ish ministri i kulturës i fali në mënyrë krejt abuzive gazetën “Sporti Popullor”; që kur ish kryebashkiaku i Tiranës i dha me dhjetra leje ndërtimi dhe eksluzivitetin e billboardave të reklamave në kryeqytet; që kur kryeministri aktual, vendosi të arrestojë mbledhësit e antikuarëve dhe ikonave të vjetra, i dhuroi menaxhimin e Albpetrolit, i toleroi ndërtimet në buzë të detit dhe e bëri një lloj shpërndarësi okult të vendeve të punës në shtet, Kokëdhima është vizatuar si pjesa e errët në një çift me projekte dhe biznese të përbashkëta.

Aq e fortë dhe e kudoprekshme ka qenë kjo lidhje sa që tek shumëkush qe krijuar ideja se një divorc me këtë dashuri të hershme, do ta bënte Ramën më të mirë.

Në fakt nuk është aspak kështu.

Po të shohesh se si po sillet kryerilindasi ndaj përpjekjeve të dyshes Kokëdhima- Meta për të bashkuar votat me opozitën dhe për ta rrëzuar atë, e kupton më lehtë se e keqja nuk mund të mbajë siglën “2K”. Fatkeqësisht i keqi është vetëm 1 dhe i përhershëm.

Të gjitha infot thonë se Rama në tentativën për tu zvarritur në pushtet po shkon poshtë dhe më poshtë.

Këtë e tregon përpjekja e tij sfilitëse për të siguruar 71 votat përballë aleancës së re Meta-Basha- Kokëdhima.

Ai sapo “ka blerë” nga PD të vetmin deputet që për një kohë të gjatë socialistët e vendosnin në krye të të gjitha listave të procesit të dekriminalizimit. Ai ka ripërtërirë plotësisht mardhënien me Tom Doshin. Ai ka filluar pazaret e tregut çam duke shitur drejtorë doganash në këmbim të votave në parlament.

Pra shkurt, në vend që ta pastronte, ashtu siç shpresonte shumëkush, thyerja me bashkëudhëtarin e tij të vjetër, vetëm sa ka shërbyer për të nxjerrë në pah anën më të errët të Edi Ramës. Ajo ka treguar se ai heq dorë nga një e keqe, vetëm nëse lidhet me një të keqe më të madhe. Se ai është i gatshëm të prishë një aleancë të pavirtytshme vetëm në emër të përfitimit të një lidhje edhe më të pamoralshme. Se ai mund ta shesë një të fortë me kostum, vetëm kur ka siguruar mbështetjen e një banditi të armatosur.

Aleancat e tij me Ilir Metën, me Koço Kokëdhimën, me Tom Doshin, me Mark Frrokun, me Arben Ndokën, me Armando Prengën me Elvis Roshin, nuk janë rastësi. Ato janë e vetmja rrugë që ai di të ndjekë në politikë.

Ndaj dhe ata që entuziazmohen nga çdo dovorc i ri i Ramës e kanë të kotë.  Në shtratin e tij do futet një përdhunues edhe më i keq/Lapsi

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook