Lidhu me ne

Temporal

Fol Koço!

indir

Nga Andi Bejtja

Në qoftë se dikush pas 40 apo 50 vjetësh, do t’i  hynte punës studimore për të shkruar historinë e së majtës  shqiptare dhe do të hulumtonte, gjurmonte fjalimet, deklaratat, e eksponentëve kryesorë të saj këto dy vitet e fundit, duke mos u ndikuar as për mirë as për keq nga emrat e përveçëm, duke fshirë përkohësisht emrin mbiemrin e çdo individi socialist, thjesht duke u bazuar në ato çfarë kanë nxjerrë nga goja e tyre dhe çfarë kanë hedhur në letër, pavarësisht nga talenti i njërit apo tjetrit në oratori, pavarësisht nga shkalla e reputacionit në publikun e majtë, apo dhe më gjerë: do të gjejë një ngjashmëri për sa i përket thelbit të asaj  çka kërkojnë, pikërisht,  tek dy individë të majtë që në fakt në perceptimin e publikut nuk kanë asgjë të ngjashme, madje që mund të mos kenë as simpati për njëri tjetrin, madje dhe e kanë kundërshtuar njëri tjetrin: Ben Blushi dhe Koço Kokëdhima.

I pari kryesisht, e ka bërë të qartë në mënyrë të drejtpërdrejtë se kërkon hapjen e garës për Kryetarin e Partisë dhe i dyti që në fakt e kundërshtoi Blushin për momentin, por në parim në fakt kërkon shumë më tepër se kjo: hapjen e garës jo vetëm për kryetarin po për të gjitha postet në parti, nga më i larti tek më i ulëti. Nuk është mjaftuar me kaq, por ka bërë konkrete një platformë që dhe e ka zbatuar deri diku në Jug.

Në fakt këto  teza, ndoshta të majtët elitarë kanë pritur, t’i dëgjonin nga të sprovuarit e PS-së. Këto teza duhej t’i artikulonte Pandeli Majko, pse jo dhe Gramoz Ruçi. Normale do ishte të dëgjoheshin dhe nga goja Erjon Braçes, apo dhe shumë të tjerëve që kanë vite e vite që janë shtrirë në divanin e PS-së. Do ishte akoma më mirë për të majtën fundja fundit këto teza t’i artikulonte vetë Kryetari i tyre. Por ja që nuk po e bëjnë dhe nuk e kanë bërë dhe fakti është që në verën e vitit 2016 për demokratizimin e PS, për hapjen, konkurrencën, po flet Koço Kokëdhima.

E  bëra këtë hyrje, për të ardhur më pas tek kjo pyetje: Pse të majtët, por dhe media që fotografon çdo flluskë sapuni të së majtës,  ka  frikë të dëgjojnë Koço Kokëdhimën, ashtu siç dëgjuan Blushin, apo dhe dikë tjetër? E ka dëgjuar Kryetari i tyre për gati një dekadë e gjysmë, me laps e letër në dorë, pse nuk e dëgjokërkan dhe ata dy tre apo katër muaj tani? Madje, për kujtesë kur e dëgjonte Kryetari e dëgjonin dhe ata me kujdes më të madh se edhe vetë Kryetari.

Prishja Rama – Kokëdhima është sponsorizuar të trajtohet si një hatërmbetje, midis një politikani dhe një biznesmeni që ka përfituar nga ky politikan, por në fakt, prishja erdhi jo se kompanitë e Kokëdhimës mbetën pa marrë ndonjë tender apo u prish ndonjë Pazar. Prishja erdhi sepse Koço Kokëdhima filloi jo vetëm  të mendonte politikisht më shumë se ç’duhej, por pikësëpari, sepse filloi t’i artikulonte publikisht ato që mendonte politikisht si një i majtë më i sinqertë se Edi Rama, madje dhe më naiv se ai në politologji.

Për shumë vite dhe sidomos nga opozita, por jo vetëm çifti, Rama-Kokëdhima, është trajtuar si e njëjta monedhë me dy anë. Madje dhe vetë Rama i habiti të gjithë kur tha se do ta kalonte pleqërinë me Koçon. Unë nuk kam as një simpati personale për Kokëdhimën dhe as antipati, por në këtë rast, kam frikë se nuk është Kokëdhima ana më e keqe e monedhës, ndoshta mund të jetë Rama ana më e keqe, sepse me ç’po shohim kush e rrethon Kryeministrin e kë çon për negociata, nuk duket të jetë Koço “zogu më i keq prej krejtve”.

Ndaj, nuk i kuptoj thirrjet publike dhe jo publike, mbi zë dhe nën zë se Koço Kokëdhima, nuk duhet të flasë, se Koço Kokëdhima nuk duhet dëgjuar, madje dhe ato më të egrat se Koços, i duhet mbyllur goja.  Unë jam i bindur, për shembull se një i majtë, po të kishte mundësi të zgjidhte midis tezës së fundit të ideologut veteran të së majtës Servet Pëllumbi, i cili thotë se “PS duhet të përgatitet të qeverisë me aleatë të vegjël” pa LSI-në dhe tezës së Kokëdhimës “se pa LSI e majta nuk qëndron dot në pushtet”, jam i bindur se do të zgjidhnin këtë të dytën.

Ndaj fol Koço! Gjithashtu Koço duhet të flasë përtej së majtës dhe të djathtës, sepse Koço Kokëdhima dhe për arsye subjektive dhe objektive, ka mundësi t’i bëjë skanerin më të saktë dhe më të shpejtë “Qeverisë së Intrigave dhe Koncesionit”. Ndaj, Koço fol, e ke nisur mbarë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix1 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike1 ditë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix1 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet1 ditë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook