Lidhu me ne

Radar

10 këshilla për rritjen e produktitvitetit në punë

download

1. Kontrolloni email-in:
Kontrollimi i email-it është gjëja e parë që bëhet nga një numër i madh punonjësish sapo arrijnë në zyrë. Pas email-it kontrolloni edhe mediat sociale për të parë të rejat e fundit, sepse nëse nuk do t’i kontrolloni që në mëngjes do ta keni mendjen aty gjatë gjithë ditës.

2. Shfrytëzojeni kohën e udhëtimit për në punë
Kohën e udhëtimit për në punë mund shfrytëzojeni për të kontrolluar email-in tuaj dhe për të përcaktuar më pas të gjitha detyrat e ditës sipas prioriteteve. Kjo do t’ju ndihmojë shumë sepse kur të arrini në punë e dini se me çfarë do të merreni fillimisht.

3. Shkurtojini sa më shumë kohën e mbledhjeve
Do ta shikoni se në fund të 2 muajve, sasia e punëve të përfunduara do të jetë shumë më e madhe dhe një gjë e tillë vetëm sepse ju keni shkurtuar kohën në të cilën zhvilloni mbledhjet. Nëse ju e reduktoni kohën e mbledhjeve nga 1 orë në 45 minuta, ju do të fitoni 25 orë punë në një muaj ose 300 orë në një vit.

4. Planifikoni shkëputje të ndryshme gjatë ditës
Një ndër këshillat më të mira që ndikon në rritjen e produktivitetit në punë është planifikimi i shkëputjeve të ndryshme gjatë ditës, sepse nëse ju nuk pushoni gjatë ditës do të lodheni dhe do të humbni përqendrimin. Pushime të tilla ju ndihmojnë të jeni edhe më të organizuar sepse gjatë këyre shkëputjeve të shkurtra, ju mendoni për ato gjëra që duhet të përmbushni kur t’i riktheheni punës.

5. Puna nga shtëpia
Në varësi të punës, p.sh., kur ju duhet të merreni me ndonjë punë kërkimore apo kur duhet të shkruani ndonjë artikull, këshillohet më mirë të punoni nga shtëpia. Një gjë e tillë shmang edhe ndërprerjet e ndryshme që mund t’ju shkaktohen në zyrë. Sipas disa studimeve të fundit të kryera në disa kompani amerikane, të punuarit nga shtëpia shkurton kohën e udhëtimit për në punë, pushimin e drekës, shkëputjet e ndryshme gjatë ditës etj.

6. Përzgjidhini faqet nga të cilat ju merrni informacion
Ekzistojnë aq shumë faqe nga të cilat mund të merrni informacion saqë shpeshherë pjesa më e madhe e informacioneve rezulton e pavërtetë, prandaj këshillohet që ju t’i përzgjidhni faqet përpara se të filloni kërkimin.

7. Fikini aplikacionet argëtuese
Gjatë orëve të punës këshillohet që t’i fikni aplikacionet e tilla si Twitter, WhatsApp, Viber, Facebook, sepse ju tërheqin vëmendjen dhe mbi të gjitha ju marrin shumë kohë.

8.Komunikoni, mos bini pre e email-eve
Komunikoni me telefon ose zbrisni disa kate më poshtë për të komunikuar drejtpërdrejt me kolegët tuaj. Nëpërmjet komunikimit ju mund t’i jepni udhëzimet e duhura dhe të shmangni çdo keqkuptim që mund të vijë si pasojë e komunikimit me email dhe sidomos të kurseni sa më shumë kohë.

9.Konsiderojini problemet e mëdha si të vogla
Vetëm duke i konsideruar problemet e mëdha si të vogla, ju nuk do të keni ndjesinë e mbingarkesës dhe të punuarit nën presion. Kjo do t’ju ndihmojë që ta menaxhoni sa më mirë punën tuaj sepse shpesh herë ankthi dhe stresi e bëjnë një punë të papërballueshme.

10. Listë me të gjtiha punët
Këshillohet që të mbani një listë me të gjitha punët tuaja dhe në fund të çdo ditë të shikoni se deri ku jeni me secilën prej tyre. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë që të jeni sa më të organizuar dhe produktivë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook