Lidhu me ne

Temporal

Opozita e opozitës

Opozita e opozitës

Kur opozita gjendet përballë një dështimi, siç ishte rezultati për Bashkinë e Dibrës, debati i brendshëm nuk ia dobëson pozitat apo t’ia ulë reputacionin. Përkundrazi, çdo zhvillim i ri, i brendshëm është një shtysë për të përmirësuar atë ç’ka shkoi keq jo vetëm në zgjedhjet për një bashki, por në përgjithësi në aktivitetin e përditshëm të saj. Në këtë këndvështrim, edhe debatet e bëra brenda grupit parlamentar të PD nuk janë asgjë më shumë se grindje njerëzish të pakënaqur më shumë me PD se me Qeverinë.

Nëse çdo gazetar apo media mund të kritikojë hapur rolin e një opozite të dobët, si ajo që po shohim këto kohë në Shqipëri, dikush i angazhuar brenda kësaj opozite dhe që është votuar pikërisht për këtë mision nuk mund të mjaftohet me disa fjali të thëna në një mbledhje ku përgjegjësia është e shpërndarë thuajse njësoj tek te gjithë. Nëse në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ka kontestime për mënyrën e drejtimit, mosmarrëveshje për emrat e kandidatëve apo dhe për çdo nisëm të opozitës, është e pashpjegueshme që kjo bëhet kur procesi mbyllet. Deputetët demokratë nuk janë gazetarë që pasi shohin se si zhvillohet dhe përfundon procesi dalin me konkluzionet përkatëse dhe kërkojnë llogari sikur jetojnë në një planet tjetër.

Deputetët e opozitës janë pjesë integrale e një misioni (që duket ende larg realizimit) të bërjes se opozitës në një vend ku më shumë se çdo gjë mund të shkruash dhe flasësh për dështime reformash. Por kjo nuk ndodh, sepse në parlament deputetët demokratë e harrojnë misionin e tyre dhe kapen pas batutash pa vlerë. Fjalimet e tyre me përjashtime të rralla nuk i dëgjojnë as vetë kolegët e grupit. Por kjo është e keqja më e vogël, përballë protagonizmit që disa të tjerë përpiqen të marrin duke bërë kritizerin…jo të qeverisë, por të opozitës. Nëse të paktën njëherë të vetme këta kritikë të drejtimit të PD-së të kishin mbajtur të njëjtin qëndrim për ndonjë zullum të qeverisë, kjo dhe mund të justifikohej. Por jo, ata janë elegantë në qëndrimin me Edi Ramën dhe të ashpër me PD. Arsyet mund t’i dinë vetëm ata, edhe pse në një botë të vogël si politika shqiptare, edhe interesat janë po aq të vogla dhe po aq shpejt merren vesh. Të jesh kritik, të ngresh zërin apo te debatosh me deputetët e grupit është pa dyshim një vlerë e munguar e PD. Por që për momentin nuk përbën më lajm. Sepse zërat kritikë janë po aq ose në mos më pak të besueshëm se vetë zëri i PD.

Në realitetin shqiptar ku për çdo dite ke rast të bësh një opozitë brilante kjo nuk ndodh. Sepse vetë opozita është treguar deri më tani e pazonja për të çuar deri në fund një aksion politik. Qoftë në parlament në rrugë apo në zgjedhje. Dikush duhet të shkundë PD-në nga pluhuri i të vjetërve që nuk e kanë të qartë se çfarë roli kanë në atë parti, por dhe nga mendja e mykur e “të rinjve” që deri më tani kanë prodhuar opozitë qesharake. Dhe pa dyshim këtë proces duhet ta bëjnë vetë demokratët me burime që nuk i mungojnë dhe mbështetjen që ende gëzojnë tek një pjesë e qytetarëve. Duke qenë të vërtetë me ata që besojnë tek vlerat e kësaj partie dhe jo me ata që  kritikën e shohin si mjet për t’u bërë lajm në portale. Dhe në rastin më të keq mund të përfundojnë si opozita e emëruar e Shqipërisë.

Desada Metaj-Opinion.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook