Lidhu me ne

Temporal

Si do ta tradhtojmë De Biazin?!

sinomati

Nga GËZIM SINEMATI

Le t’i dorëzohemi pak imagjinatës, për të bërë një pyetje provokuese: Çfarë do të ndodhë nëse Kombëtarja nuk e mund dot Lihtenshtejnin në ndeshjen e ardhshme?

Këtë pyetje, në këto momente, më mirë se kushdo, e deshifron trajneri De Biazi. Ajo që ndodhi me Maqedoninë, fill pas triumfit në blicin 15-minutësh, ka qenë një kambanë paralajmëruese. Presidenti Duka ka flakur maskën europiane të dashurisë për De Biazin, dhe në një intervistë tipike, ku topin e mban ai dhe nuk e pason, ka zbuluar rezerva për njeriun e stolit.

Shumë kureshtarë kuqezi, habinë e formuluan me fjalët: Çfarë ka ndodhur pas Europianit? Tek e fundit, Xhani e fitoi ndeshjen me maqedonasit, edhe pse, siç thuhet me humor, me “brekë nëpër këmbë”. Por frazat e shefit të futbollit, ndërsa në mjedisin kuqezi akoma dëgjoheshin puthjet për trepikëshin e parë, sepse të kujtonin ndeshjet eliminatore, atëherë, kur shefat zaptonin më shumë meritë, sesa vetë trajneri.

Dhe futbolli ynë nuk ka frikë ta zbulojë një ves: Është më i pasur në prapaskenë, sesa në skenë. Këtë herë, ndodhi diçka inkurajuese: presidenti e pasoi topin te vartësi i tij, sekretari Shulku. Nëse “lala Gjoni” (siç quhet në intervistën imagjinare presidenti) nuk duron dot mosmirënjohjen dhe krekosjen e trajnerit nëpër studiot e RAI-t, sekretari ia përveshi tek stili i lojës.

Kur luanim në Europian, topat e gjatë kishin aromë floriri, kurse tani paskan aromë… pazotësie. Një gjë është e qartë: De Biazi, edhe pse kundër vullnetit të shefave, ka prekur qiellin e shtatë në ditët e Europianit. Ka tifozët e tij, ka fanatikë, të cilët besojnë se ishte njeriu ideal për të na dhënë një përjetim ndryshe.

Atë nuk mund ta tradhtosh aq kollaj sa të ndjerin Kuzhe, apo babaxhanin Oto Bariç, trajnerit që ia bëmë “bustin” me 6 gola për të njollosur një karrierë të gjatë. Kur Xhani luan në mbrojtje, këtë nuk e ka kurajën ta thotë publikisht, ndofta nuk mbrohet vetëm nga kundërshtari, por edhe nga të tijtë.

Nga ata që pranuan me zë të lartë se i dhanë famë njeriut të stolit, kur e çuan midis më të mirëve, por, me silenciator, kanë pranuar se Xhani i ka shpërfillur të gjithë në 3 ndeshjet më historike. Fjalët e Alban Bushit vlejnë sa një gol… nga ato që di t’i bëjë vetëm ai: “Kur nuk e duam ne, Zoti e ndihmon edhe më shumë. Në Francë, lojën e bëri vetë”./marrë nga Panorama Sport/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix5 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook