Lidhu me ne

Radar

6 strategji për të pasur gjithmonë stafin më të mirë të punonjësve

images

Për t’i bërë ballë tregut të ashpër të konkurrencës, çdo kompani ka nevojë për punonjës të aftë profesionalisht. Prandaj kur ju keni në ekipin tuaj një ose disa punonjës profesionistë, ju nuk doni t’i humbisni ata, por doni që ata të jenë përherë pjesë e kompanisë suaj sidomos edhe kur ju investoni në rritjen e tyre profesionale nëpërmjet trajnimeve të ndryshme. Gjithsesi, në realitetin e hidhur të biznesit mund të ndodhë që disa prej punonjësve tuaj të largohen për arsye të ndryshme. Që ta parandaloni një gjë të tillë dhe të mbani stafin më të mirë të punonjësve në kompaninë tuaj, ndiqni 6 strategjitë e mëposhtme:

Paga konkurruese. Në një prej artikujve të Jacquelyn Smith “Çfarë hapash duhen ndjekur për të pasur gjithmonë stafin më të mirë të profesionistëve”, shprehet se 70 për qind e punonjësve vlerësojnë shumë nivelin e pagës dhe kjo është një prej arsyeve primare se përse ata do të largoheshin në një tjetër kompani. Krahasojeni nivelin e pagës me konkurrencën në mënyrë të tillë që të jeni gjithmonë një hap përpara tyre.

Ambient komod pune. Duke marrë në konsideratë faktin se shumë prej nesh harxhojnë kohën më të madhe të ditës në ambientin e punës, ai duhet të jetë sa më mikpritës dhe komod. Një numër i madh punonjësish largohen nga një kompani e caktuar sepse nuk e gjejnë veten rehat në ambientin e punës. Në këtë rast mos shikoni se çfarë bën konkurrenca, sepse pjesa më e madhe veprojnë brenda një kornizimi standard, zyrë me ngjyra neutrale, pajisje zyre në vendin e caktuar dhe njerëz të veshur sipas një uniforme të caktuar. Mos u nisni nga konkurrenca, por pyesni punonjësit tuaj se çfarë vlerësojnë në ambientin që kanë dhe çfarë do të donin të ndryshonin.

Ekuilibri ideal punë-jetë private. Ruajtja e ekuilibrit ideal ndërmjet kohës që punonjësit shpenzojnë në punë dhe moscenimit të jetës së tyre private (me orë të tejzgajtura dhe pa honorare) është një prej gjërave më të rëndësishme për një numër të madh punonjësish.

Delegoni punën sipas aftësive. Punonjësit me një nivel të lartë performance e dinë shumë mirë sesa “vlejnë”. Nëse atyre nuk u jepet puna që vertet i takon por u jepen të merren me vogëlsira, gjëja e parë që ata do bëjnë është largimi në një kompani tjetër. Prandaj mundohuni që t’i delegoni punët sipas aftësive të punonjësve.

Trajnime profesionale. Trajnimet profesionale janë një nga arsyet e tjera pse punonjësit nuk largohen nga një kompani e caktuar. Ofrojuni atyre trajnime të ndryshme profesionale sepse një gjë e tillë do të jetë për të mirën e të dyja palëve. .

Komunikojini strategjitë. Sipas një studimi të fundit të kryer nga Jean Martin dhe Conrad Schmidt dhe të publikuar në artikullin për “Harvard Business Review”, një ndër gjërat më të mira është t’u shprehni punonjësve tuaj strategjinë në lidhje me mbarëvajtjen e punës. Një gjë e tillë krijon tek ata ndjesinë e të qenët transparent dhe i besueshëm.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook