Lidhu me ne

Mix

Si të shfaqeni plot vetëbesim, edhe atëherë kur nuk jeni

screen-shot-2016-10-10-at-12-15-36

Nëse ndieni që keni mangësi të vetëbesimit, ka disa gjëra që mund të bëni për “të bërë sikur”, deri sa ta riktheni.

Shfaqja si njerëz me vetëbesim mund të na i përmirësojë shumë jetët tona. Studimet tregojnë që:

Në karrierë, vetëbesimi është më i rëndësishëm se sa talenti.

Individët që shfaqin më shumë vetëbesim arrijnë një status social më të lartë se sa të singjashmit e tyre.

Një ndihmë e thjeshtë, si përshembull dhënia e kolonjës për burrat, ua rriti atyre mjaftueshëm vetëbesimin, aq sa t’i bënte të shfaqeshin më tërheqës në fotografi.

Atëherë, nëse vetëbesimi është i rëndësishëm për suksesin, si mund të shfaqeni me vetëbesim, edhe atëherë kur nuk e keni?

  1. Bëni kontakt me sy

Kur flisni me dikë, shiheni drejt e në sy. Vazhdoni mbani kontaktin me sy edhe kur flet tjetri. Pse? Sepse kontakti me sy të bën të shfaqesh i besueshëm dhe i vendosur.

2. Praktikoni pozicione “pushteti” para aktiviteteve

Bëni “pozën e supermenit”. Vendosini duart në ije me bërrylat të gjerë, gjoksin përpara dhe shihni qiellin. Pse? Sepse studimet tregojnë që “pozat e pushtetit” e ndryshojnë perceptimin që truri ka për vetveten duke e bërë mendjen të mendojë se jeni me më vetëbesim, nga sa jeni realisht.

3. Kanalizoni kujtime situatash me vetëbesim

Shkoni me mendje prapa në një kohë kur keni vepruar dhe jeni ndjerë me vetëbesim dhe ripërjetojeni atë moment në mendjen tuaj, për të ngulitur ndjesinë e vetëbesimit. Pse? Një studim ka treguar se ripërjetimi i një momenti të tillë ju bën automatikisht të ndjeheni më të vendosur dhe me më shumë besim tek vetja.

4. Vishuni për sukses

Vishuni zgjuarsisht, zgjidhni rroba formale. Pse? Studimet kanë treguar se, për shkak të kuptimit simbolik që mund të përmbajnë veshjet, ajo që vishni ka një efekt të drejtpërdrejtë mbi atë se sa të pushtetshëm dhe të sigurtë shfaqeni në publik.

5. Flisni qartë dhe ngadalë

Merrni kohën tuaj për cdo fjali që thoni dhe sigurohuni që i shqiptoni qartë fjalët. Duke folur ngadalë, i jepni kohë vetes t’i zgjidhni më me kujdes fjalët. Studimet tregojnë se njerëzit me ekspertizë shpesh flasin ngadalë, për t’i nxitur ata që dëgjojnë që të kapen pas cdo fjale.

6. Përdorni duart

Mbajini duart bashkë kur dëgjoni të tjerët. Kur flisni, përdorni gjeste me duar për t’u dhënë më shumë thels fjalëve tuaja. Studimet kanë treguar se ata që përdorin gjestet me duar perceptohen si më me vetëbesim dhe të aftë nga dëgjuesit. 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook