Lidhu me ne

Radar

Këshilla për të mos rënë pre e egos

career

Arroganca juaj mund të jetë pengesa më e madhe drejt rrugës së suksesit.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga *Ryan Holiday (shkrimtar dhe analist) të publikuar në librin e tij, “Egoja është Armiku juaj”, që të jesh i suksesshëm duhet të jesh fillimisht “njeri” dhe se egoja është armiku kryesor ose pengesa më e madhe në rrugën e të qenët i suksesshëm.

Nuk duhet të ngatërrohet vetëbesimi me egon

Ka një ndryshim të madh ndërmjet vetëbesimit dhe egos. Është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të besojë në atë çka bën dhe se cili është, por jo aq sa ky vetëbesim t’ju pushtojë të gjithin dhe të kthehet në një ego arrogante. Ai vazhdon shpjegimin e tij duke thënë se egoja bazohet në vlerësimin objektiv të aftësive dhe arritjeve tuaja.

Vështroni përreth

Është më se  e vërtetë se pjesa më e madhe e njerëzve të suksesshëm janë edhe egoistë. Këtu mund të përmendim, për shembull, rastin e pashërueshëm të Steve Jobs, i cili u nda nga kjo jetë si një prej egoistëve të pandreqshëm, por që rezultoi të ishte shumë i suksesshëm.

A ishte egoja që e çoi atë drejt suksesit apo talenti, puna e palodhur dhe përkushtimi? A do të kishte qenë ai po kaq i suksesshëm po të mos kishte qenë për egon e tij?

 Egoja e tepruar nuk ju lë të avanconi

Gjithmonë sipas Holiday, lista me elemente të tilla si vetëbesimi i tepruar, krenaria fodulle, lakmia, paranoja etj., do të shtohen nësë ju bini pre e egos prandaj këshillohet që të mbeteni një “student i përjetshëm” nëse doni të avanconi dhe të mos mbeteni në vend.

Të qenët në sfidë me veten do t’ju kujtojë se ju gjithmonë do të jeni në një proçes të vazhdueshëm mësimi gjërash të reja.

Sepse kjo është pikërisht edhe lufta e egos, vazhdimisht ju bind që ju dini gjithçka dhe nuk keni më se çfarë të mësoni dhe pikërisht në këtë moment, ajo vret tek ju procesin e të mësuarit.

Qëndroni larg historive të trilluara

Sipas Holiday-it obsesioni i rrjeteve sociale që e ka pushtuar pjesën më të madhe prej nesh na ka shndërruar në artistë me profile të rreme. Qëllimi kryesor i krijimit të rrjeteve sociale ishte vënia në kontakt e njerëzve me njëri-tjetrin, pavarësisht shtetit apo kontinentit se ku ndodheshin, por rezultoi e kundërta. Pjesa më e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale e prezantojnë veten me profile të rreme ku mbizotërojnë fotot e përkryera familjare ku të gjithë anëtarët janë të qeshur dhe që të krijojnë idenë se ju keni një jetë të përsosur.

Efekti i këtyre rrjeteve sociale po na ndan nga realiteti në të cilin jetojmë dhe po na ndan edhe nga njerëzit të cilët na rrethojnë. Bota reale në të cilën jetojmë është mbyllur në një dhomë pa dritë duke nxjerrë në pak botën joreale të përkryer të rrjeteve sociale. Dhe rezultati i gjithë këtij procesi është: xhelozia dhe inferioriteti në nivele ekstreme.

Mësoni nga të tjerët

Një prej mënyrave më të mira për të qenë të suksesshëm është të ndidhmoni të tjerët dhe pse jo të mësoni nga përvoja e tyre teksa ata rriten.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook