Lidhu me ne

Radar

Mirëbalancimi ndërmjet punës dhe jetës private?

tips-work-life-balance

Pavarësisht se sa i zoti mund të jeni në punën tuaj dhe sa mirë mund të vendosni një barazpeshë ndërmjet jetës suaj profesionale dhe asaj private, shpesherë ajo shndërrohet në një problem të vërtetë. P.sh. kompania juaj do të hedhë në treg një fushatë të re dhe ju po punoni shumë orë shtesë për të arritur afatet kohore të përcaktuara. Por mbingrakesa mund t’ju vijë edhe në aspketin familjar, fëmija juaj është i sëmurë dhe ju duhet të rrini në spital për orë të tëra. Ose mbase jeni duke studiuar për të mbrojtur temën e doktoraturës dhe ju duhet të lexoni dhe të punoni për orë të tëra për ta përfunduar. Nëse ju e shikoni se balanca ndërmjet punës dhe jetës suaj private po lëkundet sa nga njëra anë dhe sa nga tjetra, atëherë është momenti i duhur për ta marrë situatën në dorë dhe për t’u munduar që të vendosni një barazpeshë ndërmjet tyre.

1.Gjeni mënyra sa më efikase. Gjëja e parë është gjetja e mënyrave sa më produktive. P.sh. të mos harxhoni kohë duke shkuar sa nga një mbledhje në tjetrën. Mbajini të gjitha materialet e nevojshme në një software qëndror në mënyrë të tillë që mos t’i kërkoni gjithmonë kolegëve tuaj t’ju gjejnë materiale kur t’ju duhen.

2.Çdo gjë ka kohën e saj. Duke qenë se në ditët e sotme pjesa më e madhe e njerëzve janë të mbingarkuar në fusha të ndryshme të jetës, këshillohet që çdo gjëje t’i kushtohet koha e nevojshme për t’u përmbushur. Sepse nëse merrni më shumë gjëra njëkohësisht mund të kaloni nga njëra tek tjetra dhe në fund të ditës nuk keni përfunduar asnjërën prej tyre.

3.Delegoni. Mënyra më e mirë për të shpëtuar nga bërja ë shumë gjërave njëkohësisht është delegimi ose shpërndarja e tyre tek përsonat përkatës. Një gjë e tillë do t’ju ndihmonte shumë për të përfunduar dhe për të dorëzuar në kohë detyra të ndryshme.

4.Vendosni kufinj. Edhe pse të gjitha strategjitë e mësipërme  ju mundësojnë kursim më të madh kohe ju herë pas herë duhet të vendosni edhe disa kufinj si në punë ashtu edhe në familje. Sado të jeni të mbingarkuar me pune, dita e premte duhet të përfundojë brenda orarit zyrtar të punës dhe e gjithë fundjava t’i kushtohet familjes. Dhurojini vetes një seancë relaksuese në joga gjatë ditës së dielë dhe do ta shikoni që e gjithë java do t’ju shkojë më së miri.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook