Lidhu me ne

Kryesore

Kokëdhima frymëzohet nga Trump, shpall lëvizje reformuese brenda Partisë Socialiste

I zhveshur nga mandati i deputetit dhe i shenjuar nga ambasada amerikane si një nga politikanët e korruptuar të Shqipërisë, Koço Kokëdhima do të tentojë të mbetet në politikë përmes një platforme që e gjen frymëzimin tek idetë amerikane të Donald Trump. I ftuar në Neës 24 për të komentuar zhvillimet politike dhe raportin e tij me Partinë Socialiste, Kokëdhima tha se do të ndjekë të njëjtën strategji me Donald Trump për të luftuar establishmentin politik që ka kapur Partinë Socialiste. “Unë jam koherent ndaj filozofisë politike të majtë. Z.Trump erdhi në krye të shtetit amerikan për shkak se ai ishte me shtresat, që nuk gjetën mbështetje nga establishmentin politik.”theksoi Kokëdhima.

Ai propozon ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kandidatëve për deputetë si dhe hapjen e garës edhe për persona që nuk janë të angazhuar në struktura partiiake, por që mund të garojnë me siglën e Partisë Socialiste nëse marrin mbështetjen e bazës.

“Unë kam për të zhvilluar një lëvizje brenda Partisë Socialiste, që synon reformimin e saj dhe të arrihet që çdo anëtar të votojë. E pikërisht për këtë çështje unë do të zhvilloj një lëvizje brenda PS-së që synon reformimin e PS-së, që synon pikërisht sanksionimin statutor dhe të së drejtës që përfaqësuesit e PS-së t’i zgjedhë anëtarësia e partisë, sipas modelit “një anëtar, një votë”. Duhet të vendosim që anëtarët jashtë partive mund të konkurrojnë edhe brenda në parti politike, por dhe mund të konkurrojnë edhe si kandidatë të pavarur në mënyrë të drejtpërdrejt. Por konkurrenca politike duhet të jetë një konkurrencë e hapur, nuk mund të jetë kjo situatë që është sot. Unë besoj se në PS-ja nëse nuk do të implementojë këto ide, e standardet demokratike”-shtoi ish-deputeti.

Kokëdhima hodhi sërish akuza se establishmenti që drejton Partinë Socialiste është nën ndikimin e Sorosit dhe se ka punuar kundër interesave të vendit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook