Lidhu me ne

Kryesore

Kokëdhima frymëzohet nga Trump, shpall lëvizje reformuese brenda Partisë Socialiste

I zhveshur nga mandati i deputetit dhe i shenjuar nga ambasada amerikane si një nga politikanët e korruptuar të Shqipërisë, Koço Kokëdhima do të tentojë të mbetet në politikë përmes një platforme që e gjen frymëzimin tek idetë amerikane të Donald Trump. I ftuar në Neës 24 për të komentuar zhvillimet politike dhe raportin e tij me Partinë Socialiste, Kokëdhima tha se do të ndjekë të njëjtën strategji me Donald Trump për të luftuar establishmentin politik që ka kapur Partinë Socialiste. “Unë jam koherent ndaj filozofisë politike të majtë. Z.Trump erdhi në krye të shtetit amerikan për shkak se ai ishte me shtresat, që nuk gjetën mbështetje nga establishmentin politik.”–theksoi Kokëdhima.

Ai propozon ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së kandidatëve për deputetë si dhe hapjen e garës edhe për persona që nuk janë të angazhuar në struktura partiiake, por që mund të garojnë me siglën e Partisë Socialiste nëse marrin mbështetjen e bazës.

“Unë kam për të zhvilluar një lëvizje brenda Partisë Socialiste, që synon reformimin e saj dhe të arrihet që çdo anëtar të votojë. E pikërisht për këtë çështje unë do të zhvilloj një lëvizje brenda PS-së që synon reformimin e PS-së, që synon pikërisht sanksionimin statutor dhe të së drejtës që përfaqësuesit e PS-së t’i zgjedhë anëtarësia e partisë, sipas modelit “një anëtar, një votë”. Duhet të vendosim që anëtarët jashtë partive mund të konkurrojnë edhe brenda në parti politike, por dhe mund të konkurrojnë edhe si kandidatë të pavarur në mënyrë të drejtpërdrejt. Por konkurrenca politike duhet të jetë një konkurrencë e hapur, nuk mund të jetë kjo situatë që është sot. Unë besoj se në PS-ja nëse nuk do të implementojë këto ide, e standardet demokratike”-shtoi ish-deputeti.

Kokëdhima hodhi sërish akuza se establishmenti që drejton Partinë Socialiste është nën ndikimin e Sorosit dhe se ka punuar kundër interesave të vendit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore2 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar5 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore6 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore8 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore11 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore1 vit më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike1 vit më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar1 vit më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 vit më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook