Lidhu me ne

Kryesore

Me kioska e nisi, me kioska e bitisi

auto_15156872_10211512152900350_6151037052098336163_o1480085670

Nga Kreshnik Spahiu

Sot rrugët e kryeqytetit u zgjuan të pushtuara nga 100 kioska. Trotuari përballë “Mullirit të Vjetër” në Rrugën e Kavajës ishte bërë i pakalueshëm nga teneqet e kiskave. Po ashtu Parku Rinia, Shallvaret, 21 dhjetori, Zogu i Zi etj.

18 vjet pas hyrjes në politikë Edi Rama iu rikthye nostalgjisë për kioskat. Me një vendim të Bashkisë Tiranë dhe të miratuar nga qeveira Rama është aprovuar leja për vendosjen e 100 kioskave në sheshet kryesore të Tiranës. Ndryshe nga 18 vite më parë këto kioska nuk po hapen nga 100 familje të varfëra që kërkonin të provonin inisiativën e tregut të lirë dhe për të mbijetuar por ato po hapen vetëm nga një dorë e pasur që për arsye etike nuk po ja përmend emrin. Faji nuk është i asaj biznesmene që po përfiton nga kjo aferë por është papërgjegjshmëria e njeriut i cili borxhet politike të atyre që e financuan për të ardhur në pushtet po ja rikthen duke shkatrruar kryequtetin në kondicionet urbane por edhe tregun e lirë nëpërmjet një monopoli të kioskizimit dhe kontrollit të duhanit dhe pijeve jo alkolike. Qindra biznese do falimentojnë nga pushtimi i territorit dhe konkurenca e pandershme e duhanit dhe pijeve jo alkolike në këto zona sepse duhet pasuruar vetëm një njeri.

Nëse Berisha lejoi në fillim të tranzicionit qindra kioska provizore ato ishin shpëtim për mijëra familje ndërsa ngritja e qindra kioskave vetëm nga një person është korrupsioni më i madh i 25 viteve në Tiranë.

“Lavdia” e Edi Ramës sot u shua përgjithmonë. Njeriu i cili në histori do mbahet mend që suksesin e pati me heqjen e kioskave, pas 18 vitesh po i rikthen ato duke i treguar milion shqiptarëve që vizioni i tij për qeverisje do mbetet për jetë sa një kioskë. Ai me kioska e nisi dhe me kioska e bitisi. Ky është fundi i një artisti që konceptoi se themelet e një shteti janë kioskat dhe gëlqerja e pallateve!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook