Lidhu me ne

Kryesore

Largimi i Brisida Shehajt, pasojë e përplasjes së klaneve Tahiri – Veliaj ?

Asnjë largim zv.ministri nuk ka prodhuar kaq shumë lajme dhe nuk ka marrë kaq shumë vëmendje. Por kur bëhet fjalë për të Brisida Shehajn çdo gjë merr një tjetër kuptim.  Janë të shumta komentet mbi arsyet e largimit të 32-vjeçares nga Ministria e Ekonomisë ku mbante detyrën e zv.ministres vetëm prej dy muajsh.
“Ku është problemi këtu?”
Nën zë flitet për një përplasje të saj me ministren Milva Ekonomi. Vetë Shehaj i tha portalit newsbomb.al se “marrëdhëniet me të ishin shumë të mira dhe se largimi nga detyra kishte vetëm arsye personale”. Por në një analizë të hashtag.al thuhet se “përplasja” Shehaj – Ekonomi nisi që në ditët e para të futjes në zyrë të ish-drejtoreshës së Tatimeve. Sipas të njëjtave burime mbërritja e saj në ministri u komentua që ditën e parë nën zë, si një lëvizje provizore. Shehaj përhapi fjalë se qëndrimi i saj si zv/ministre do të ishte i përkohshëm pasi shumë shpejt do i zinte vendin ministres Milva Ekonomi.
Mes të dyjave nuk ka pasur marrëdhënie njerëzore dhe as kontakte institucionale. Shehaj në javët e fundit ka nxitur disa kontrolle/inspektime në radhët e punonjësve dhe të drejtorive, veprime që godisnin hapur njerëzit e emëruar nga Ekonomi.
Hashtag.al shkruan se një sërë procedurash dhe dosjesh që presin të firmosen janë të bllokuara si pasojë e luftës së brendshme mes klaneve. Kjo situatë është denoncuar në disa raste dhe pranë kryeministrit Rama, ndërsa ky i fundit e di mirë se çfarë fshihet realisht pas përplasjes Ekonomi-Shehaj.
Lufta mes klaneve ka bërë që kjo ministri të mos ketë një Sekretar të Përgjithshëm të emëruar në mënyrë të rregullt, por vetëm të komanduar. Për disa kohë u komandua zoti Ergys Qirici, i cili është denoncuar nga opozita si lidhje e afërt farefisnore e zonjës Shehaj.
Kjo e fundit gëzon mbështetjen politike dhe klanore të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ministrja Milva Ekonomi gëzon të njëjtën mbështetje nga korridori Veliaj. Madje ky i fundit njihet si një njeri që “të mbaron punë me SMS” në ministrinë e Ekonomisë, pasi ka influencë të plotë mbi ministren.
Mediat kanë raportuar se Shehaj i ka dorëzuar kryeministrit një letër ku ka arsyetuar dorëheqjen e saj, por largimi i saj përflitet edhe si një ‘shkarkim i paketuar me dorëheqje’.  Tensionet dhe lufta e konjukturës Ekonomi-Shehaj, janë zgjatim i një lufte për influencë që ka nisur ndërkohë mes Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit.
Luftë, që në rastin konkret, duket se është fituar nga Veliaj, pasi ndryshe nga sa pritej, nuk është Milva Ekonomi ajo që do të lëvizë si ministre, por ishte rivalja e saj, Briseida Shehaj ajo që u “spastrua”. /Lapsi

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix22 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix22 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix22 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix23 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix23 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix23 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix23 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix23 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar23 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook