Lidhu me ne

Letersi

A janë këngët e mia letërsi?

Bob Dilan për çmimin Nobel: A janë këngët e mia letërsi?

LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 06:  Bob Dylan speaks onstage at the 25th anniversary MusiCares 2015 Person Of The Year Gala honoring Bob Dylan at the Los Angeles Convention Center on February 6, 2015 in Los Angeles, California. The annual benefit raises critical funds for MusiCares' Emergency Financial Assistance and Addiction Recovery programs. For more information visit musicares.org.  (Photo by Kevin Mazur/WireImage)

Siç edhe është pritur Bob Dilan nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi. Në vend të pjesëmarrjes së drejtpërdrejt, Dilan ka dërguar një letër të shkruar, e cila është pritur me interesim të madh në gjithë botën. Letrën e tij e ka lexuar ambasadorja e OKB-së në Suedi, Azita Raxhi. Po sjellim në mënyrë integrale letrën e Bob Dilan.

“Mirëmbrëma të gjithëve! U dërgoj përshëndetjet më të ngrohta anëtarëve të Akademisë Suedeze dhe të gjithë mysafirëve të nderuar që janë të pranishëm sonte aty. Më vjen keq që nuk mund të jem me juve, por, ju lutem, të keni parasysh se unë shpirtërisht jam me ju, i nderuar që kam fituar një çmim të tillë kaq prestigjioz. Nuk kam menduar as ta paramendoj se ndonjëherë mund ta fitoj çmimin Nobel për letërsi. Që nga vitet e mëhershme isha i njoftuar për këtë çmim. Kam lexuar dhe jam kënaqur me veprat e atyre që kishin fituar këtë nder: Kipling, Sho, Tomas Man, Perl Bak, Albert Kamy, Heminguej. Këta gjigand të letërsisë, veprat e të cilëve mësohen në shkolla, ruhen në biblioteka në mbarë botën dhe për të cilat flitet me një ton përplot respekt, përherë kanë bërë përshtypje të fuqishme në mua. Kjo që tani unë i jam bashkuar emrave të tillë në listë përnjëmend është e pa përshkruar.

Nuk e di këta burra e gra përgjithësisht a kanë menduar se do ta fitojnë çmimin Nobel, por supozoj se çdo kush që shkruan libra, apo poezi, apo shfaqje kudo në botë, ruan atë ëndërr të fshehtë diku thellë në vete. Sigurisht është e fshehur aq thellë sa ata nuk e dinë që ekziston. Sikur mua të më thoshte dikush se kam më të voglat gjasa për të fituar çmimin Nobel, do të kisha menduar se gjasat për këtë do të ishin të mëdha njësoj sikur të besoja se një ditë mund të qëndroja në Hënë. Praktikisht atë vit kur unë kam lindur dhe disa vite më pas, nuk ishte askush në botë që të ishte i merituar për këtë çmim. Për këtë arsye kuptoj se jam, më së paku, në një shoqëri të rrallë.

Isha në rrugë kur dëgjova lajmin. Më janë dashur më shumë se disa minuta që të kuptoja se çka ka ndodhur. Kam nisur të mendoj për Viliam Shekspirin, kësaj figure të madhe letrare. Po supozoj se ai për vete ka menduar se është dramaturg. Paramendoja se ai ka krijuar letërsi dhe se kjo gjë nuk ka mundur t’i hyjë në kokë. Fjalët e tij ishin të dedikuara për skenë. Duhej të ishin të deklamuara, jo të lexuara. Kur ka shkruar Hamletin jam i sigurt se ka menduar për shumë gjëra të ndryshme: “Kush janë aktorët e vërtetë për ato role? Si duhet të duket skenografia? Vallë kjo është dashur të ndodhë në Danimarkë?” Vizioni i tij kreativ dhe ambicia sigurisht ishin gjërat e para që i kanë ardhur në mendje, por është marrë edhe me gjëra të tjera. A thua financat janë në rregull? Mund të vë bast se gjëja e fundit që i ka shkuar në mendje ishte: “A thua është kjo letërsi?”

Kur kam filluar të shkruaj poezi, si tinejxher, por edhe kur kam filluar të fitoj famë për këtë, ndrojtja ime me këto poezi kishte kufi. Kam menduar se mund të dëgjohen nëpër kafiteri dhe bare, më vonë ndoshta edhe në vendet siç është Karnegi Hol. Kur përnjëmend kam ëndërruar ëndrra të mëdha, kam menduar të incizoj disqe dhe t’i dëgjoj këngët e mia në radio. Kjo vërtet ishte çmimi më i madh në kokën time. Incizimi i disqeve dhe dëgjimi i këngëve të mia në radio, kishte kuptimin e krijimit të kontaktit me publikun e gjerë dhe ndoshta mund të vazhdosh të merresh me atë që do. Unë ka kohë edhe merrem me atë që dua. Kam incizuar me dhjetëra disqe dhe kam pasur mijëra koncerte në mbarë botën. Por në të vërtetë këngët e mia në esencën e tyre janë gjithçka që unë punoj. Ato si duket kanë gjetur vendin e tyre në jetën e njerëzve të kulturave të ndryshme dhe për këtë ndjehem mirënjohës.

Por një gjë duhet ta them. Jam paraqitur para 50 mijë njerëzve dhe para 50 njerëzve dhe mund t’ju them se më vështirë është të bësh muzikë para 50 vetave. Kur ke 50 mijë njerëz ata sikur shndërrohen në një person të vetëm, por kur janë 50 njerëz, kjo nuk ndodh. Secili person është një individ, me identitet ndryshe, një botë e vogël. Ata i vrejnë gjërat shumë qartë. Sinqeriteti yt është në sprovë, sikundër dhe thellësia e talentit tënd. Nuk më është shmangur fakti se Komiteti për çmimin Nobel është kaq i vogël. Por, sikundër dhe Shekspiri, edhe unë shpesh jam i preokupuar me kreativitetin dhe pyetjet e përditshme: “Kush janë muzikantët më të mirë për këto këngë? A thua incizoj në studion e duhur? A thua kjo këngë është e mirë?” Disa gjëra asnjëherë nuk ndërrojnë, madje as për 400 vjet.

Asnjëherë nuk jam pyetur: A thua këngët e mia janë letërsi? Për këtë arsye i jam mirënjohës Akademisë Suedeze dhe për faktin që ka ndarë kohë të merret me këtë pyetje, si dhe për faktin se ka arritur në një përgjigje të mrekullueshme. Gjithë të mirat, Bob Dilan.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook