Lidhu me ne

Letersi

5 libra të rekomanduar nga Bill Gates

Pesë libra të rekomanduar nga Bill Gates

Si një lexues pasionant, Bill Gates ka përzgjedhur pesë libra që ofrojnë një këndvështrim ndryshe për çështje globale, si ndryshimet klimatike, arsimi dhe barazia gjinore.

Bashkëthemeluesi i “Microsoft” dhe anëtar udhëheqës i Fondacionit “Bill & Melinda Gates”, është i njohur si adhurues i leximit. Sipas raportimeve, ai lexon rreth 50 libra në vit dhe gjatë pushimeve merr me vete një çantë të mbushur me libra. Gates inkurajon të rinjtë që dëshirojnë të lënë një ndikim pozitiv në botë, të zhvillojnë zakone leximi dhe të gjejnë një pasion që i përmbush.

“Çdo libër më mëson diçka të re ose më ofron një këndvështrim ndryshe. Kam qenë me fat që kam pasur prindër që më inkurajuan të lexoj. Kjo më rriti kureshtjen për botën, diçka që besoj më ndihmoi si në karrierën time ashtu edhe në punën me fondacionin tim,” tha ai për revistën amerikane Time.

Që nga viti 2020, kur u largua nga bordi drejtues i “Microsoft”, Gates i është përkushtuar veprimtarive filantropike, duke u përqendruar në çështje globale kritike, si ndryshimet klimatike, shëndeti global dhe arsimi. Më poshtë janë pesë librat që ai rekomandon në blogun e tij personal, Gates Notes.

Not the End of the World – Hannah Ritchie

Në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike (COP29), liderë nga sektori publik, privat dhe shoqëror diskutojnë mënyra për të përshpejtuar përpjekjet ndaj krizës klimatike. Një nga librat që rekomandon Gates, “Not the End of the World” nga Hannah Ritchie, është veçanërisht aktual. Sipas tij, shpesh është më e lehtë për njerëzit të ndjekin zhvillimet e fundit për ndryshimet klimatike sesa të kuptojnë tendencat afatgjata. Ky libër, i mbushur me të dhëna, ofron një perspektivë më të gjerë për krizën, duke treguar përparimet që ka arritur njerëzimi në fusha si ulja e vdekshmërisë foshnjore dhe përmirësimi i qasjes në burime bazë, ndërkohë që sfidon narrativën e zakonshme “katastrofike” për ndryshimet klimatike.

Autorja sugjeron gjithashtu zgjidhje praktike për të vazhduar përballjen me problemet klimatike, duke theksuar nevojën për bashkëpunim midis vendeve të pasura dhe të varfra për të adoptuar zgjidhje inovative.

The Power – Naomi Alderman

Romani fantastiko-shkencor i Alderman, i rekomanduar Gates-it nga vajza e tij Jennifer, thellohet në atë që ndodh kur gratë fitojnë papritmas aftësinë për të prodhuar dridhje të fuqishme elektrike nga trupat e tyre. Sipas Gates, romani tregon se si bota shpesh bie pre e trazirave shoqërore të dhunshme, në vend që të shkojë drejt një shoqërie që përqafon barazinë gjinore. Libri i kujtoi gjithashtu sfidat që përballojnë gratë sot, duke theksuar nevojën për të vazhduar përpjekjet për barazi gjinore.

How to Know a Person – David Brooks

Si një person introvert, Gates e gjeti librin e David Brooks interesant dhe të dobishëm. Libri propozon një mënyrë më njerëzore jetese, duke i inkurajuar lexuesit të angazhohen aktivisht në ndërveprimet e përditshme, të bëjnë pyetje reflektuese dhe të dëgjojnë me interes të sinqertë atë që të tjerët duan të ndajnë. Ai vë gjithashtu theksin në rritjen e ndjenjës së vetmisë dhe se si shkëputja në epokën dixhitale mund të çojë në ndarje shoqërore dhe politike, duke treguar se marrëdhëniet e vërteta janë më të rëndësishme nga sa mendojmë.

Brave New Words – Salman Khan

Arsimtari amerikan Salman Khan, themelues i “Khan Academy”, një platformë arsimore jo fitimprurëse me mbi 150 milionë nxënës në mbarë botën, analizon në librin e tij sesi inteligjenca artificiale mund të revolucionarizojë arsimin, duke ofruar përvoja mësimi të personalizuara dhe krijuese. Khan thekson se inteligjenca artificiale mund të transformojë arsimin duke u mundësuar mësuesve të kalojnë më shumë kohë duke ndërtuar marrëdhënie me nxënësit e tyre. Megjithatë, ai pranon sfida si mbrojtja e privatësisë së nxënësve dhe sigurimi i qasjes në teknologji për të gjithë.

Infectious Generosity – Chris Anderson

Në librin “Infectious Generosity, Chris Anderson”, krijues i organizatës jofitimprurëse “TED”, analizon sfidat e filantropisë në epokën dixhitale. Autori pranon se teknologjia e komunikimit është një “thikë me dy presa”: ajo lidh njerëzit, por mund t’i largojë ata përmes dezinformimit. Gates e konsideron angazhimin e autorit për krijimin e një bote më humane e frymëzuese, edhe pse pranon se disa nga propozimet janë të vështira për t’u zbatuar.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook