Lidhu me ne

Temporal

Çfarë janë “Fake News” ?

Burimi – konica.al
Është shumë herët për të thënë se, qoftë Google apo Facebook kanë si qëllim hedhjen poshtë të atyre lajmeve që janë të gënjeshtërta dhe që kanë një ndikim të rëndësishëm. Por artikujt e sajuar të cilat janë duke u paraqitur si gazetari serioze nuk kanë shumë gjasa që të largohen për sa kohë që është bërë një mjet fitimi për disa gazetarë dhe kanë një potencial shumë të madh për të ndikuar tek lexuesit. Ashtu siç edhe amerikanët e pranojnë faktin se lajmet e rreme shkaktojnë konfuzion rreth problemeve dhe ngjarjeve kryesore që ndodhin në vend, ato vazhdojnë ta qarkullojnë lajmin.
Një vëzhgim i organizuar në dhjetor të 2016-s nga qendra e kërkimeve Pew sugjeron se 23% e qytetarëve amerikanë kanë shpërndarë lajme jo të vërteta, me vetëdije ose pa vetëdije, i kanë ndarë ato me miqtë e tyre dhe të tjerët.
Lajmet e rreme është një term me të cilin mund të kuptojmë gjëra të ndryshme, e varur kjo gjithmonë nga konteksti në të cilin e përdorim. Lajmet e rreme janë një tip shakaje ose shpërhapje e qëllimshme e një informacioni jo të vërtetë, i cili  mund të përhapet nëpërmjet letrës së printuar tradicionale, nëpërmjet medieve online ose nëpërmjet internetit i bazuar tek rrjetet sociale. Për ta klasifikuar si lajm të rremë , artikulli duhet të jetë shkruar  dhe publikuar me qëllimin për të mashtruar për të fituar financiarisht ose politikisht. Lajmet e rreme zakonisht vendosin tituj shumë tërheqës, një histori të fabrikuar nga vetë ata në mënyrë që të rrisin lexueshmërinë ose në rastin e shpërndarjes në faqet online duan që të rrisin klikueshmërinë.
Megjithatë lajmet satirike quhen shumë shpesh edhe lajme të rreme,  siç mund të jenë shfaqje të ndryshme perodike. Shumë nga lajmet e rreme që kanë qarkulluar nëpër internet për zgjedhjet e vitit 2016 ishin të përbëra nga pjesë të shkruara dhe segmente të regjistruara të cilat promovonin informacione të rreme ose kanë përjetësuar teoritë e ndryshme konspirative. Disa organizata lajmesh publikuan disa raporte të cilat hodhën dritë mbi disa shembuj shakash, lajmesh të rreme dhe keqinformimit në ditën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë në vitin 2016.
Megjithëse duhet thënë se është shkruar shumë rreth lajmeve të rreme, studiuesit kanë publikuar një sasi të kufizuar të hulumtimit të bërë rreth kësaj teme. Pak më poshtë do të shikoni raportin e përpiluar nga studiuesit e fushës të cilët kanë ekzaminuar lajmet e rreme si dhe shpërndarjen e keqinformimit në një hapësirë më të gjerë për të ndihmuar gazetarët që të kuptojnë më mirë problemin si dhe ndikimin që ka ai. Disa burime të tjera të cilat mund të jenë shumë frytdhënëse vijnë dhe nga instituti Poynter nga i cili vijnë këshilla të cilat hedhin poshtë tregimet e lajmeve të rreme si dhe  Drafti i Parë i Partnerëve në Rrjet e cila është një bashkëpunim global i redaksive të lajmeve, ku platformat e medias sociale dhe organizatat e verifikimet të fakteve të cilat kanë nisur në shtator të vitit të kaluar për të luftuar lajmet jo të vërteta.
Lajmet e rreme janë të ndara në:
1.Qëllimisht mashtruese
Këto janë lajme që janë të krijuara tërësisht për të mashtruar lexuesit. Zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar, ishin të mbushura me shembuj lajmesh, sipas të cilave “x person i famshëm kishte mbështetur Donald Trumpin”, kur nuk ishte aspak kështu.
  1. Shakatë që merren për të vërteta
Faqet humoristike, si “Onion” apo “Daily Mash” paraqesin lajme të rreme me qëllim që të satirizojnë mediat. Problemet shfaqen kur lexuesit e shohin lajmin të shkëputur nga konteksti dhe e ndajnë me të tjerët.
  1. Rrengje të mëdha
Mashtrime, që më pas raportohen pa pasur qëllim të keq, ose padashje, nga burime informacioni të besueshme. Një shembull i kohëve të fundit mund të jetë lajmi për bashkëthemeluesi të birrës korona. Sipas këtij lajmi, në testamentin e tij, ai bëri gjithsecilin banor të fshatit të tij, një milioner.
  1. Raportim i shtrembëruar i fakteve reale
Elemente të vërtetë por të zgjedhur në mënyrë selektive nga një lajm, dhe që bëhen bashkë për t’i shërbyer një agjende. Një prej shembujve më kryesorë është shkenca e nxitur prej “marrëdhënieve publike” për produktet ushqimore. Si për shembull kur shkruhet se “x ushqim që mendoje se ishte i pashëndetshëm, në fakt është i mirë për ty”.
  1. Lajme ku e vërteta është e diskutueshme
Për çështjet ku ka përplasje të ideologjive apo opinioneve – për shembull konfliktet territoriale – ndonjëherë nuk ka një bazë të përcaktuar për të vërtetën. Gazetarët mund të jenë në mënyrë të pavetëdijshme të anshëm, ose të perceptohen si të tillë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook