Lidhu me ne

Temporal

Magjia evropiane sjell qëndrueshmëri në Ballkan

Rama: Magjia evropiane sjell qëndrueshmëri në Ballkan – Pikat kryesore të intervistës
Kryeministri Rama, gjatë një interviste për gazetën Politico, deklaroi se përmirësimet në jetën politike të Ballkanit kanë ardhur me ndërhyrjen e BE-së dhe se nëse kjo ndërhyrje ndalon, situata mund të përkeqësohet.
Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, Kryeministri Rama deklaroi se “bashkimi me Kosovën nuk është dëshira e tij, por një alternativë e mundshme nëse BE-ja i mbyll dyert”.
Disa nga deklaratat kryesore të Kryeministrit Rama për Politico ishin:
Për Bashkimin Evropian:
  • Ekziston një mungesë e të kuptuarit, ose mungesa e vizionit për të mos e kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por dhe Evropa ka nevojë për këtë rajon.
  • Si mund të jetë Bashkimi Evropian i sigurt nëse Ballkani çmendet? Si mund të Bashkimi Evropian të lejojë në zemrën e vet një zonë gri, ku aktorët e tjerë mund të kenë ndikim më të madh se vetë BE-ja? Kjo është e pakuptimtë në aspektin e sigurisë.
  • Kam vizituar Beogradin 68 vjet pas vizitës së fundit të një kryeministri shqiptar në Beograd. Kolegu im [kryeministri serb Aleksandar Vuçiç] erdhën këtu [në shqipëri] për herë të parë. Kjo vetëm për tju treguar se sa shumë gjëra kanë lëvizur në drejtimin e duhur për shkak të kësaj magjie evropiane. Por në qoftë se kjo magji evropiane do të venitet, më besoni, gjërat mund të marrin me të vërtetë rrugën e gabuar.
Për krizën në Maqedoni:
  • Në Shkup është krijuar një mit për qëllime politike, se partitë shqiptare atje po ndjekin një platformë që është krijuar në Tiranë. Kjo është një gënjështër, një mit i krijuar nga një politikë me shije shumë të keqe.
  • Sulmi mbi këtë platformë është shumë i rrezikshëm sepse është një lloj politike që ushqen çarjenen dhe jo bashkimin.
  • Gjëja e fundit për të cilën Maqedonia ka nevojë, për të cilin të gjithë ne kemi nevojë, është t’i hedhim zjarr konfliktit ndëretnik, sepse këto janë konflikte që nuk mund të kontrollohen.
  • [Shqiptarët në Maqedoni] kanë të drejtën absolute për të kërkuar barazi të plotë me vëllezërit e tyre maqedonas.
Për ish-Kryeministrin britanik Tony Blair
  • Në qoftë se Tony Blair, Alastair Campbell dhe Laburistët e rinj nuk do të ekzistonin, unë nuk do të kishte bërë politikan.
  • Ata kanë qenë frymëzues për mua. Çfarëdo gjëje që ishte çështja e Irakut, nuk është arsye për të harruar gjërat e mëdha që Tony Blair ka bërë, dhe se sa i mirë ishte si kryeministër.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook