Lidhu me ne

Temporal

Gegërisht apo toskërisht?

Ndarja mes dialekteve gege dhe toske lindi prej një mijëvjeçari

Nga konica.al-Arlinda Canaj
Të huajt gjithnjë  janë tërhequr nga dy dialektet e shqipes, duke i ndarë shqiptarët në gegë e toskë. Kjo foto e rrallë, botuar eksluzivisht për Konica.al e tregon këtë fakt. Në fakt dhe në trojet shqiptare debati mbi gegët dhe toskët dhe të folmen e tyre ka ngjallur gjithnjë interesimin e gjuhëtarëve, shkrimtarëve dhe historianëve. Një debat që nuk duhet të na ndajë por të na bashkojë. Historia tregon se gegërishtja ka qenë bazë e të folmes dhe shkrimit shqip deri pas Luftës së Dytë Botërore. Disa prej kryeveprave shqipe u shkruan  në këtë dialekt. Toskërishtja si baza e gjuhës shqipe dhe eleminimi i gegënishtes ishte një urdhër i diktatorit,  Enver Hoxha. Ky ishte fati i gegënishtes…Diktat i politikës.
E rëndësishme është që kur vjen puna për çështje kombëtare: gegë e toskë janë të unifikuar në një trup, në shqiptari…
Dialekti gegë është një nga dy dialektet e gjuhës shqipe që flitet nga shqiptarët gegë në Veri të Shqipërisë, në Kosovë, në Maqedoni, në Turqi si dhe në Serbi e Mal të Zi. Gegët janë një klasifikim ndëretnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si Gegëri, sidomos gjatë shekullit XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit. Dokumentet më të vjetra të shqipes janë shkruar në gegërisht. Këto përfshijnë “Formulën e pagëzimit” të Pal Ëngjëllit, “Mesharin” e Gjon Buzukut, “Çetën e profetëve” nga Pjetër Bogdani, vepra e Pjetër Budit, Frang Bardhit etj. Në gegërisht u shkruan dhe kryeveprat e letërsisë shqiptare si “Lahuta e malcisë” e Gjergji Fishtës, si dhe u kodifikuar Kanuni i Lekë Dukagjinit nga Shtjefën Gjeçovi. Gegërishtja ka qenë dialekt zyrtar në Shqipëri para Luftës së Dytë Botërore dhe në Kosovë deri më 1968.
Toskërisht është një nga dialektet e gjuhës shqipe, që flitet në Jug të Shqipërisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi dhe në Italinë Jugore nga arbëreshët. Kufiri mes gegërishtes dhe toskërishtes është lumi Shkumbin.
Gegërishtja dhe toskërishtja janë degëzuar për së paku prej një mijëvjeçari. Gjuha zyrtare shqipe, e shkruar me gërma latine u përvetësua në vitin 1909 dhe ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes së Elbasanit dhe nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e Dytë  Botërore. Pas luftës së dytë Botërore dialekti gegë u mënjanua prej vitit 1945 deri në vitin 1967, dhe de facto prej vitit 1972 deri më sot. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por dhe fjalët dhe shprehjet që huazohen kthehen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toske.
Shumë pyetje lindin në këtë fushë. Por një gjë dihet. Vendosja e dialektit tosk u bë për arsye politike. Dhe ishte një zgjidhje e padrejtë, sepse pjesa më e madhe si komb, pavarësisht kufijve, flasin gegërisht. Specialistët thonë se nëse gjuha shqipe do të ishte e bazuar tek gegërishtja nuk do të kishim sot një gjuhë të varfër në sinonime.
Ka shumë debate në lidhje me këtë çështje. E rëndësishme është që dialektet gjuhësore nuk duhet të jenë një element që na ndajnë dhe të përkthehen në terma etnikë. Sepse fundi i fundit si gegët si toskët i përkasin vetëm dhe mënyrë të patjetërsueshme, kombit shqiptar.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook