Lidhu me ne

Aktualitet

Rrëzohet qeveria e Kosovës


Rrëzohet qeveria Mustafa, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

sitak-650x358
Është votuar mocioni i opozitës për të rrëzuar qeverinë e Kosovës, kështu është prishur koalicioni Thaçi-Mustafa. Brënda 45 ditësh do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Nesër Presidentit Thaçi i duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Në momentin kur u votua për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të pranishëm ishin 114 deputetë në Kuvend.  Nga të cilët, 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan.
Kryeministri Isa Mustafa ka folur para se të votohej pro-rrëzimit  ku tha se mocioni është pamflet politik pa baza dhe se është një tendencë për të fajësuar qeverinë, për keqpërdorimet dhe dëmet që kanë ardhur nga qeveritë e kaluara. Ai e ka quajtur të papranueshme një gjë të tillë.  Në Kuvend ka patur përplasje mes LDK dhe PDK.
AAK ka thënë se Mustafës po i kthehet tradhëtia që i bëri VLAIN-it e Fatmir Sejdiut. Fatmir Sejdiu ka qenë presidenti i parë i Republikës së Kosovës në vitet 2008-2010 dhe ka qenë ish-kreu i LDK-së. Glauk Konjufca, nga Vetëvendosje ka thënë se këtë qeveri nuk ka nevojë ta rrëzosh pasi rrëzoi vetveten dhe se nuk do bashkëpunojë me PDK-në.
Ndërsa Fatmir Limaj, nga Nisma për Kosovën ka thënë se votimi i mocionit rezultoi me sukses, dhe se “Nga sot shkojmë në zgjedhje të parakohshme.
Krahas 30 nënshkrimeve nga deputetët e tri partive opozitare, mocioni ishte mbështetur edhe nga 8 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është në pushtet, si dhe 4 deputetë tjerë, kryesisht të pavarur.

18386756_1392118247545450_1526937256_n

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook