Aleati më i ri i Lulzim Bashës është kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduard Ndocaj. Ai është njeriu që i parapriu fitores së 1 milionë shuplakave të Edi Ramës, ai do jetë sërish njeriu që do i japë çelësin e artë kreut të opozitës për të dërrmuar “Noriegën e Ballkanit”.
Lënia mënjanë e tre figuarave të demokratëve si Jozefina Topalli, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu nuk është ndjerë aspak në radhët e PD-së pas aleancës së fundit të kryetarit të tyre karizmatik.
Burime afër kryetarit demokrat tregojnë se ai e ka vlerësuar kaubojsin si diamantin e Çadrës së lirisë.