Lidhu me ne

Temporal

Çfarë është Dashuria?

Çfarë është Dashuria? Thënie të Famshme nga Historia Letrare 400 vjeçare

Këtu vjen një përzgjedhje e përkufizimeve poetike mbi një fenomen të veçantë që është njëherësh më i patrajtë sesa arti, më i njëmendshëm sesa shkenca, dhe më filozofik sesa vetë filozofia. Këtu janë të mbledhura disa nga përceptimet më ngulitëse dhe të çdo kohe mbi dashurinë, të zgjedhura nga qindra vite histori letërsie- shijojini.

Kurt Vonegut, që ishte në një farë mënyre një ekstremist për dashurinë por që gjithashtu kishte një dozë të shëndetshme për satirën mbi dashurinë, në librin “Sirenat e Titanëve:

Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndërsi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Anais Nin, thëniet e të cilës mbi dashurinë nuk njihnin kufi, në librin “Një Pasion Letrar: Letrat e Anais Nin dhe Henri Miler, 1932-1953:

Çfarë është dashuria tjetër përveç se pranimi i tjetrit, sido që të jetë ai.

Stendhal në vepren e tij të mrekullueshme të vitit 1822 “Traktat mbi dashurinë”:

Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).

C.S.Levis, që ishtë një njeri shumë i zgjuar, në veprën “Katër Dashuritë”:

Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemren askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes  me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Lemoni Sniket në “Horseradish”: Të vërteta të hidhura që nuk mund ti shmangësh:

Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë.

Susan Sontag, përceptimet mbi dashurinë të së cilës ishin ndër artikujt më të lexuara dhe të shpërndarë, në librin e saj “Ndërsa Ndërgjegja Është e Vështirë të Mishërohet: të përditshmet dhe shënimet, 1964-1980:

Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore. Përveç dashurisë.

Çarls Bukovski, që aq famshëm e quajti dashurinë “një qen nga ferri,” në intervistën e tij:

Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.

Shekspir në “Ëndrra e një nate vere”:

Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje.

Ambros Biers, me një ndërthurje karakteristike tek “Ditari i Djallit” :

Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa.

Katerin Hepburn në “Unë”: Historitë e Jetës Time:

Dashuria nuk ka të bejë me atë çfarë pret të marrësh-vetëm me atë çfarë pret të japësh – që është gjithçka.

Filozofi dhe matematikani Bertrand Rusel, me urtësi në “Pushtimi i Lumturisë”:

Nga të gjitha format e maturisë, maturia në dashuri është mbase vërteta më fatale e lumturisë.

Fjodor Dostojevski e forcon edhe më shumë te “Vëllezërit Karamazov”:

Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qënit i paaftë për të dashur.

Biologu evolucionar Çarls Doukins në një letër drejtuar vajzës së tij 10 vjeçare ai shpjegon rëndësinë e të dhënave në shkencë dhe në jetë:

Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky  është një argument i keq. Ka shumë menyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjeseza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme¨shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.

Paulo Koelo tek “Zahiri: Një Roman i Fiksimit:

Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Xhejms Baldvin në “Çmimi i Biletës” mblodhi jo-trillimet, 1948- 1985:

Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.

Haruki Murakami në “Kafka në Breg”:

Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Antoine de Saint-Exupéry në “Piloti i Odisesë” : Udhëtimi i natës ̷ era, rëra dhe yjet:

Dashuria nuk qëndron në soditjen e njëri tjetrit, por të shikuarit sëbashku më tutje në të njejtin drejtim.

Honore De Balzak, që njihte disa gjëra mbi gjithë konsumin e dashurisë, në “Psikologjia e martesave” :

Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.

Luis de Bernieres në “Mandolina e Korelit” :

Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshëtuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bejë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qënit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

E.M. Forster në “Dhoma me një pamje” :

Ti mund ta shndërrosh dashurinë, ta injorosh, ta çrregullosh, por nuk mundesh kurrë ta largosh nga vetja. E di nga eksperienca që poetët kanë të drejtë, dashuria është e përjetshme.

Shkrimtari Anglez Iris Murdok, citoi nga i madhi Milton Glaser “Si të mendosh si një dezinjues i madh”:

Dashuria është mundimi për të kuptuar qe diçka tjetër përveç teje është e vërtetë.

Por mbase më e vërteta, ndonëse më modestja, mbi të gjitha jepet nga Agata Kristi, që reflekton mbi autobiografinë e Anais Nin:

Është një mendim kurioz, por vetëm atëherë kur i sheh njerëzit të duken qesharakë ti kupton sesa shumë i do ata.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook