Emmanuel Macron ka fituar me vendosmëri zgjedhjet presidenciale franceze.
Macron mundi kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen me rreth 65.5% të votave kundrejt 34.5% që shkuan për Le Pen. Macron është Presidenti më i ri në moshë i Francës, 39 vjeç.
1
Macron gjithashtu do të bëhet presidenti i parë jashtë dy partive kryesore tradicionale që nga themelimi i republikës moderne në vitin 1958.
4
Ai tha se një faqe e re po kthehej në historinë franceze.
“Dua që ajo të jetë një faqe e shpresës dhe e besimit”, tha ai.
Macron është një centralist liberal, pro biznesit dhe mbështetës i fuqishëm i Bashkimit Evropian.
Ai u largua nga qeveria socialiste e Presidentit François Hollande në gushtin e kaluar për të formuar lëvizjen e tij të re – En Marche – duke thënë se nuk ishte as majtas, as djathtas.
Gjatë fushatës së tij, ai ka premtuar se do të reduktojë 120 mijë vende pune në administratën e tej fryrë franceze nga presidentin Hollande.
Macron gjithashtu ka premtuar uljen e shpenzimeve publike me 60 miliardë euro dhe një ulje të papunësisë nën 7%.
Ai u zotua për të lehtësuar ligjet e punës dhe për t’u dhënë mbrojtje të reja të vetëpunësuarve.
Macron gjithashtu qëndroi në një platformë pro-BE, në kontrast të fortë me kundërshtaren.
Do të luftoj kundër ndarjeve që na kanë përçarë
Do të luftoj kundër ndarjeve që na kanë përçarë, konfirmoi sot në mbrëmje, Emmanuel Macron, fitues i zgjedhjeve presidenciale përballë ekstremit të djathtë duke shtuar se kishte dëgjuar nervozizmin, ankthin dhe dyshimet e francezëve.

5

“Presidenti i zgjedhur, kandidati i qendrës dhe pro-evropiani theksoi gjithashtu se do të punonte për të forcuar lidhjet mes Evropës dhe popujve që e formojnë, mes Evropës dhe qytetarëve”, në një deklaratë nga selia e fushatës së tij në Paris.
Kandidati i qendrës, pro-evropiani, Emmanuel Macron, 39 vjeç, fitoi sot në mbrëmje zgjedhjet presidenciale franceze përballë rivales së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen duke u bërë presidenti më i ri i zgjedhur në një vend thellësisht të ndarë.
“Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron u zgjodh sot president i Republikës së Francës me 65,5-66,1 për qind të votave përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e cila mori 33,9-34,5 për qind të votave”, sipas rezultateve të instituteve kryesore të sondazheve.
Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe ja ka uruar fitoren kundërkandidatit të saj, Emmanuel Macron.
Në paraqitjen para mbështetësve të saj, Le Pen ka thënë se francezët kanë zgjedhur “vazhdimësinë”.
“Francezët sot zgjodhën presdientin e ri dhe me votën e tyre kanë zgjedhur vazhdimësinë.Unë i uroj fitoren dhe sukses, Emmanuel Macron. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe që kanë qëndruar pranë meje gjatë fushatës”, është shprehur Le Pen, duke thënë se do ta vazhdojë betejën politike nga opozita.
Votuesit në Francë sot kanë pasur mundësi të zgjedhin në mes të kandidatit të qendrës Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

FRANCE-ELECTION

Projeksionet, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, kanë nxjerrë fitues, Emmanuel Macron.
Projeksioni i realizuar nga Kantar Public One Point-TF1-RTL, thotë se Macron ka fituar 65 për qind të votave ndërkaq Le Pen ka fituar 34.5 për qind të votave, raporton BBC.
Sipas projeksionit paraprak, të bazuar në numrin e pjesshëm të votave, tregon se Macron ka fituar zgjedhjet me 66 për qind të votave të fituar, ka thënë projeksioni i Harris Interactive, raporton Reuters.
Raundi i balotazhit vjen pas një fushate negative dhe pas sulmit kibernetik më 5 maj, ndaj fushatës së Macron.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme franceze, deri në orën 17:00, kanë votuar 65.3 për qind, që është shifër më e vogël, krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve, ku 71.9 për qind e votuesve i ishin drejtuar kutive të votimit.

7

Macron, kandidat i qendrës, doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ai në këto zgjedhje ka garuar me një platformë pro-evropiane, ndërkaq, nacionalistja anti-migrantëve, Marine Le Pen dëshiron që Franca të dalë nga Bashkimi Evropian dhe të braktisë monedhën euro.
Macron ka votuar në qytetin Le Tourquet në veri të Francës, ku u shoqërua nga gruaja e tij, Brigitte.
Le Pen, e cila dëshiron që të ndjekë hapat e Britanisë së Madhe për të dalë nga blloku, ka votuar në Henin-Beaumont, një qytet i vogël verior që kontrollohet nga partia që ajo udhëheq, Fronti Kombëtar.
Në këto zgjedhje, kanë pasur të drejtë vote 48 milionë banorë të Francës. Ata kanë mundur të votojnë në 66 mijë qendra të votimit.
Rreth 50 mijë zyrtarë policorë janë përkujdesur për sigurinë e qytetarëve të Francës, në ditën e zgjedhjeve.
Rezultatet e para nga Franca: Macron president, fitore bindëse
Emmanuel Macron e ka mposhtur Marine Le Penin në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, që u mbajt sot.
Exit-poll’et e realizuara nga Ipsos, Ifop dhe BVA kanë parashikuar fitore bindëse të centristit të pavarur Emmanuel Macron ndaj udhëheqëses së Fronit Kombëtar, ekstremistes djathtiste Marine Le Pen.
Macron ka marrë më shumë se 60 për qind të votave, sipas anketave të realizuara me votues menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.
Pjesëmarrja arrin në 65,3 për qind, në rënie në raport me turin e parë

8

Përqindja e pjesëmarrjes në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, që ka përballur në balotazh kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron dhe kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, arriti në 65,3 për qind në orën lokale 17:00 (15:00 GMT), në rënie në raport me turin e parë të zgjedhjeve presidenciale ku pjesëmarrja ishte 69,42 për qind, njoftoi Ministria e Brendshme.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në të njëjtën orë gjatë turit të dytë, kjo përqindje arriti në 71,96 për qind.
“Pjesëmarrja në mesditë u regjistrua në 28,23 për qind”, njoftoi më herët Ministria e Brendshme.
Renditur në krye në turin e parë, Emmanuel Macron, 39 vjeç, ish-bankier dhe ish-ministër i Ekonomisë i presidentit në ikje François Hollande është favorit në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas sondazheve të fundit që e kreditojnë me 61,5-63 për qind të votave kundër 37-38,5 për qind për rivalen, Marine Le Pen, 48 vjeçe.
Por votimi i papritur në mbështetje të Brexit në Britaninë e Madhe apo fitorja e paparashikuar e Donald Trump në SHBA ka nxitur padurimin përballë sondazheve që mundohen të masin në Francë efektin e mundshëm të votës së bardhë dhe abstenimit.
Gratë protestuan topless kundër Marine Le Pen
Ndërsa Franca sot voton në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, disa gra kanë vendosur që të protestojnë topless kundër kandidates së ekstremit të djathë Marine Le Pen.
Grupi i aktivisteve feministe të quajtura “Femen” u panë në kishën në një kishë në Henin-Beaumont ku kishin varur një flamur të madh.
Ato më pas u arrestuan nga policia.

9

Franca vendos ndërmjet Macron dhe Le Pen: Deri në orën 12, votuan 28% e francezëve
Votuesit francezë po zgjedhin sot presidentin e tyre të ardhshëm pas një fushate të paparashikueshme që ka ndarë vendin.
Në raundin e dytë në garë është liberali Emmanuel Macron, një ish-bankier investimesh 39 vjeçar, kundër nacionalistes ekstreme të djathtë Marine Le Pen, 48 vjeçe.
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 sipas kohës lokale (10:00 GMT), ishte 28.2%, më e ulët se ajo e zgjedhjeve të mëparshme presidenciale, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Votimi po monitorohet nga afër në të gjithë Evropën, pasi rezultatet mund të ndikojnë në të ardhmen e BE-së.
Sondazhet u hapën në Francë në ora 08:00 lokale (06:00 GMT) të dielën dhe mbyllën në 19:00 (17:00 GMT).
Vendet e votimit do të mbeten të hapura në disa qytete të mëdha deri në ora 20:00 lokale (18:00 GMT), me vlerësimet e hershme të rezultatit që duhen raportuar menjëherë pas mbylljes së tyre.
Ndërkohë, për të ruajtur sigurinë janë angazhuar mbi 50,000 oficerë policie.
****
Pjesëmarrja në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë është pothuajse e njëjtë me turin e parë, të zhvilluar dy javë më parë, tha sot Ministria e Brendshme franceze.
”Deri në orën lokale 10:00 pjesëmarrja në votime ishte 28,2 për qind, krahasuar me 28,5 për qind në të njëjtë kohë me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht motit të ftohtë dhe me shi pothuajse në të gjithë vendin”, thanë burime nga kjo ministri.
Ka patur spekulime që gara mes liberalit centrist Emmanuel Macron dhe lideres së të djathtës ekstreme, Marine Le Pen do të ketë një shkallë të lartë abstenimi nga përkrahësit e së majtës dhe konservatorët, përfaqësuesit e të cilëve nuk arritën rezultatet e pritshme në këto zgjedhje.
Në presidencialet e 2012-ës, në këtë orë pjesëmarrja ka qenë 30,7 për qind.
***

10

Gazeta satirike franceze, “Charlie Hebdo”, e cila në vitin 2015 u kthye në objekt sulmi terrorist në Paris, në numrin e saj para zgjedhjeve të balotazhit pyet: „Duhet vërtet të dalim me një karikaturë? Redaksia heq dorë nga karikatura dhe paralajmëron votuesit të shkojnë të votojnë, me qëllimin pengimin e Marine Le Pen. Gjithkush duhet ta ketë të qartë, se të dielën bëhet fjalë për të mbrojtur demokracinë. Dueli mes socialliberalit, Emmanuel Macron dhe nacionalistes radikale, Marine Le Pen të “Front National” nuk është vetëm një vendim historik për Francën, por edhe për Europën.
Sipas sondazheve të fundit, Macron udhëheq me 60% kundrejt 40%, por a mund të ketë ndonjë surprizë? Si ekspertët e politikës ashtu edhe ata zgjedhorë janë të kujdesshëm. ” Vivien Pertusot nga „Instituti Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Paris mendon se „gjithçka varet nga ajo, se sa e lartë do të jetë nga pjesëmarrja nga zgjedhje”. Nëse kjo është e vogël, atëherë Marine Le Pen përfiton më shumë, sepse ndryshe nga Macron, ajo ka një parti të mirëorganizuar me votues tradicionalë. Macron varet nga votat e konservatorëve, socialdemokratëve dhe radikalëve të majtë.
Pa front republikan
Të gjithë kandidatët me përjashtim të politikanit në vend të tretë në raundin e parë, komunistit të vjetër Jean-Luc Mélenchon, kanë bërë thirrje për mbështetjen e Macon. Mélenchon me këtë qëndrim del nga „fronti republikan” i njohur në vend, që organizohet kundër populistëve të djathtë. Ai thotë, se është sigurisht kundër Le Pen, por edhe kundër Macron. Kjo mund të bëjë që shumë francezë të mos votojnë asnjërin, pra të kthejnë letrën e votimit të bardhë, pa asnjë zgjedhje, ose të mos votojnë.
Politologu, Vivien Pertusot thotë se sistemi partiak francez këtë herë është përzierë i gjithi. Asnjë nga partitë tradicionale nuk ia doli të nxjerrë kandidatin e saj në balotazh, gjë që analisti e sheh si shenjë të pasigurisë brenda shoqërisë franceze. “Jemi në gjendje hutimi, ku nuk dallohet dot qartë drejtimi. Kjo reflekton një shoqëri tërësisht të polarizuar, ku prej kohësh shohim humbës dhe fitues. Humbësit e harruar nga elita politike, po ngrihen tani për të ndryshuar gjendjen.” Edhe kisha franceze duhet të dëgjojë shumë kritika, sepse nuk është pozicionuar qartë për zgjedhjen e Emmanuel Macron. Kur në vitin 2002, babai i Marine Le Pen doli në balotazh, ipeshkëvt bënë thirrje për pengimin e Front National.
Macron dhe Le Pen – luftë e ashpër
Në një fushatë të shkurtër, por të ashpër, kandidatët kanë akuzuar njëri tjetrin për gënjeshtra. Macron thotë, se Le Pen ngjall frikë dhe manipulon votuesit. Le Pen akuzon për gënjeshtra Macron. “Gjithmonë avazi i vjetër. Nga jashtë duken të rinj, por janë të vjetër nga brenda. Argumentat tuaj janë dyfish më të vjetra se ju”, iu drejtua Le Pen, Macron në duelin televiziv.
Emmanuel Macron, që paraqitet si reformues i shoqërisë akuzon Le Pen, se nxit urrejtjen kundër myslimanëve. “Lufta kundër terroristëve nuk duhet të na çojë të biem në grackën e tyre. Grackë do të thotë luftë qytetare, ndarje, të cilën ju e përcillni në vend. Ju bëni thirrje duke ofenduar francezët për shkak të fesë apo prejardhjes. Këtë nuk do ta bëja kurrë”, tha Macron në duelin televiziv.
Fitorja e Le Pen mund të shkaktojë trazira
Marine Le Pen punon me të njëjtat koncepte si Donald Trump. Ajo paraqet një gjendje të rëndë të Francës dhe e shet veten si shpëtimtarja që mund të ngrejë sërish lart vendin. Edhe për Gjermaninë ajo nuk gjen fjalë të mira. “Kemi përjetuar një deindustrializim. Kemi parë largimin nga puna të fuqisë punëtore dhe zhvendosje masive të firmave. Sot zoti Macron, francezët vuajnë për shkak të Europës. Po, për shkak të Europës!”
Drejtuesi i Institutit Gjermano-Francez, Frank Baasner, beson se Franca mund të zhytet në krizë të rëndë me një presidente si Le Pen. „Vendi do të izolohej menjëherë, sikur ajo si presidente të bënte realitet vetëm gjysmën e premtimeve zgjedhore. Le të kujtojmë paralajmërimet për daljen nga unioni. Por Gjermania –ashtu si në rastin e presidentit Trump –fillimisht do të presë zhvillimin e gjërave”, thotë Baasner për DW. Eksperti i trembet madje edhe trazirave në rastin e fitores së Le Pen, pasi shumë vetë janë që tani të pakënaqur e nuk duan të vendosin mes Le Pen dhe Macron.
Frymë e re me Macron?
Emmanuel Macron është qartazi në anën e Bashkimit Europian dhe euros për të mbrojtur Francën nga konkurrenca globale me Kinën, SHBA, Indinë apo Rusinë. “Dua një Europë që punon më shpejt, një Europë që mbron dhe është më pak burokratike. Po, pikërisht tani në kohën e globalizimit kemi nevojë për Europën”, kërkon Macron. Frank Baasner mendon se “fitorja e Macron dhe një shumicë në parlament do të ishte si një erë e re në marrëdhëniet gjermano-franceze. Kjo do t’i jepte Europës impulse të reja.”
Por pavarësisht kush është president i Francës më 7 maj, ai ose ajo nuk kanë shumicën parlamentare në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Pra qeverisja nuk ka për të qenë e lehtë dhe do të jetë e nevojshme krijimi i koalicioneve dhe kompromiseve, por këto mund të shërbejnë edhe si sinjale frenuese për ambiciet e presidentes apo presidentit të ri. Prognozat e para priten menjëherë pas mbylljes së kutive zgjedhore rreth orës 08:00 të mbrëmjes.
Si zhvillohen zgjedhjet presidenciale franceze?
Rreth 47,5 milionë francezë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës franceze me dy kandidatë në listë kandidatin e qendrës, pro-evropianin, Emmanuel Macron dhe kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Si zgjidhet presidenti?
Presidenti zgjidhet me votim universal të drejtpërdrejtë, me sistem pokitik mazhoritar me dy ture, për një mandat pesë vjeçar.
Ai duhet të marrë mazhorancën absolute shprehur në një apo dy turet, kushdo qoftë përqindja e pjesëmarrjes.
Vota e bardhë, që mundëson shprehjen e refuzimit të zgjedhjes nuk njihet në Francë. Që prej një ligji në vitin 2014, këto vota numërohen të ndara nga votat nyl dhe të aneksuara si të tilla në proces verbalin e çdo qendre votimi, por ato nuk merren parasysh në llogaritjen e votave të shprehura.
Cilët janë kandidatët?
Votuesit duhet të zgjedhin mes dy kandidatëve që kryesuan në turin e parë më 23 prill, pas një zgjedhje shënuar nga eliminimi i partive të mëdha tradicionale e djathta (Republikanët) dhe e majta (Partia Socialiste).
Në turin e parë, Emmanuel Macron, 39 vjeç (Në lëvizje! parti e qendrës) mori 24,1 për qind të votave duke kryesuar Marine Le Pen, 48 vjeçe (Fronti Kombëtar, ekstremi i djathtë) 21,30 për qind.
Si zhvillohet votimi?
46,97 millionë zgjedhës janë regjistruar në listat zgjedhore, 1,3 milionë prej të cilëve jashtë Francës.
Rreth 66 546 qendra votimi do të hapen në orën lokale 08:00 (06:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 19:00 (17:00 GMT), një orë më vonë se zgjedhjet e mëparshme presidenciale. Në disa qytete të mëdha, qendrat e votimit do të qendrojnë të hapura deri në orën 20:00 (18:00 GMT). Votimi do të zhvillohet sot në Antilet franceze, në Guyane (Amerikën e Jugut), në Shën Pjetër dhe Miquelon (arkipelagu francez i Amerikës së Veriut) dhe në Polinesinë franceze (Paqësori i Jugut).
Më shumë se 50 000 policë dhe efektivë, mbështetur nga 7 000 trupa të operacionit Sentinelle (vendosur në mënyrë të përhershme në territorin kombëtar që prej atentave xhihadiste në muajin janar 2015 në Paris) janë mobilizuar.
Është hera e parë në historinë e Republikës së pestë që zgjedhjet presidenciale zhvillohen nën regjimin e gjendjes së urgjencës, vendosur në kuadër të atentateve të 13 nëntorit 2015.
Rezultatet?
Si zakonisht, francezët i kanë sytë të përqendruar në eksranet e televizorit në orën 20:00 (18:00 GMT) për të zbuluar fytyrën e presidentit të ri.
Ligji francez ndalon publikimin e rezultateve, përveç atyre përsa i përket pjesëmarrjes, para mbylljes së votimit, të dielën në orën 20:00 (18:00 GMT) për të shmangur influencimin e zgjedhësve. Mbyllja e vonuar e qendrave të votimit vështirëson punën e instituteve të sondazheve, që do të kenë një orë më pak për të përgatitur vlerësimet e tyre duke nisur nga numërimi i pjesshëm.
Betimi i presidentit të tetë të Republikës së pestë do të zhvillohet më 14 maj, data e përfundimit të mandatit të François Hollande.
Presidentët e mëparshëm janë:
2012-2017 : François Hollande (socialist)
2007-2012: Nicolas Sarkozy (i djathtë)
1995-2007: Jacques Chirac (i djathtë) një mandat shtatë vjeçar dhe një pesëvjeçar
1981-1995 : socialisti François Mitterrand, i cili ka mbajtur dy mandate shtatë vjeçare.
1974-1981: Valery Giscard d’Estaingut (qendra e djathtë), i cili ka kryer një mandat shtatë-vjeçar
1969-1974: Georges Pompidou (i djathtë), vdiq dy vjet para p[rfundimit të mandatit të tij.
1959-1969: Charles de Gaulle (i djathtë), zgjedhur nga një kolegj zgjedhor pë mandatin e parë shtatë vjeçar dhe më pas rizgjedhur me votim universal të drejtpërdrejtë në vitin 1965.
Presidencialet në Francë – Europa me sytë nga Franca, votohet sot për Presidentin e ri
Votuesit francezë do të zgjedhin sot Presidentin e ri pas një fushate të ashpër elektorale e cila ka përçarë vendin.
Qendrat e Votimit janë hapur në orën 08:00 sipas orës lokale dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Vendet e votimit do të mbeten të hapura në disa qytete të mëdha deri në ora 20:00 sipas orës lokale.
Në garë janë centristi Emmanuel Macron, një ish-bankier investimesh 39 vjeçar, kundër nacionalistes së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, 48 vjeç.
Sondazhet tregojnë se ish-ministri i ekonomisë ka një avantazh prej 20 pikësh ndaj kundërshtares së tij, Marine Le Pen.
Teksa përfundimi i raundit të dytë të së dielës do të jetë i qartë në mbrëmje, rezultati final do të shpallet zyrtarisht nga Këshilli Kushtetues i Francës, të enjten e 11 majit.
Votimet në Francë shihen si test i madh i BE-së pasi dy kandidatët me përkrahjen më të madhe kanë qasje diametralisht të kundërta ndaj BE-së, ku Macron është përkrahës i madh i BE-së ndërsa udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka paralajmëruar referendum për daljen e Francës nga BE-ja nëse ajo do të fitonte zgjedhjet presidenciale.
Sakaq, data 14 maj shënon edhe fundin e mandatit të presidentit në largim François Hollande dhe është data më e fundit e mundshme për inagurimin dhe transferimin zyrtar të pushtetit për pasardhësin e tij.

12