Lidhu me ne

Temporal

“Thashethem” apo “Thash e thua”!

holta-heba

Nga Holta Heba*
Në të dyja këto lloje komunikimi, përfshihen veprimet, lëvizjet, ngjyrimi dhe tonaliteti i zërit si elemente të qenies njerëzore, të cilat marrin pjesë në përçimin e mesazhit. Qëllimi i dhënies dhe i marrjes së saktë të informacionit në komunikim kërkon shpesh që mesazhi të transmetohet jo vetëm me fjalë, por edhe me vënien në punë të të gjitha elementeve të qenies njerëzore.
Vënia në punë e tyre përbën atë që quhet “mënyrë e komunikimit”. Janë pikërisht këto elemente, të cilat e kalojnë informacionin nga komunikim me vetveten në komunikim me një të dytë, të tretë apo më shumë. Një komunikim nga “thash e them” kalon në një komunikim të llojit “thash e thua” ku elementet e qenies njerëzore nuk janë më në vetën e parë njëjës, por iu përkasin dy apo më shumë bashkëbiseduesve.
Sigurisht që ndërmjet këtyre dy proceseve të komunikimit ka një dallim thelbësor. Analiza që i bëjmë veprimit apo fjalës që përçojmë te të tjerët është pikërisht komunikimi me vetveten, ku një rol të rëndësishëm luan edhe ndërgjegjja. Por ky është vetëm konotacioni parësor i llojit të komunikimit “thash e them” ose e thënë ndryshe: komunikimi me ndërgjegjen time. Komunikimi me ndërgjegjen time është më i thjeshti në botë, pasi në këtë rast nuk ka nevojë për fjalë dhe fjali “bombastike” për të krijuar një imazh sa më të përsosur me bashkëbiseduesin. Është pikërisht rasti kur veprime apo sjellje të “vogla” individuale pasqyrojnë botën dhe vetëdijen tonë ose momenti kur truri hyn në analiza të pavetëdijshme për të korrektuar ose jo mënyrën e komunikimit individual.
Konotacioni dytësor i llojit të komunikimit “thash e them” është për hir të së vërtetës vetë komunikimi “thash e thua”, ku tjetri përfshihet në lojën për t’i dhënë kuptim dhe plotësim qëllimit të mesazhit që duam të përçojmë dhe kuptojmë.
Mënyra se si e pasqyrojmë vetveten para ndërgjegjes sonë është totalisht e ndryshme nga mënyra se si zgjedhim ta pasqyrojmë atë para një të dyti, të treti apo më shumë feedback-u i mesazhit të përcjellë prej meje po për veten time, është totalisht në varësinë time. Jam unë personi që përgatis mesazhin dhe që e “gëlltis” atë të parapërgatitur nga unë. Në rastin kur feedback-u pritet nga dikush tjetër që nuk jam unë, atëherë ankthi për përçimin e saktë të mesazhit nuk mund të jetë i njëjtë. Edhe në këtë rast, mesazhi është në varësinë time, por gjithnjë i mirëgatuar për t’u kuptuar sa më saktë nga bashkëbiseduesi, i cili mund të jetë i ngjashëm apo i ndryshëm nga unë, por që në fund të fundit ka të njëjtin interes me mua në bashkëbisedim. Ky interes i përbashkët është “thashethua” dhe jo më “thashethem”.
Me pak fjalë, qenka e vështirë që në konotacionin parësor të thashethemit të dalësh nga vorbulla për të kuptuar se ku qëndron dallimi. Elementet e qenies njerëzore që përdoren për të komunikuar mesazhin kanë ngjyresa dallueshëm të ndryshme. Thashethem si me konotacionin parësor (komunikimi me vetveten) si edhe me atë dytësorin më metaforik, (të shpifesh dhe sajosh për tjetrin) kërkon fjalë me intonacion gati të pazëshëm. Në rastin e komunikimit “thashethem” mesazhi thuhet më së shumti nën zë me vetveten ose me bashkëbiseduesin që përzgjedh ta komunikosh. Në fakt termi i duhur për konotacionin dytësor të “thashethem” është komunikimi “thash e thua”.
Ky lloj komunikimi niset nga vetja për të përfunduar po përsëri aty, duke e përfshirë tjetrin me qëllimin e vetëm që mesazhi të marrë kuptimin dhe plotësimin që duam. Përzgjidhet për t’u krijuar apo sajuar po në shërbim të vetvetes dhe tjetrit që ka të njëjtin interes me ne. Pse duhet të quhet “thashethem” dhe jo “thashethua”, kur nuk jam vetëm unë dhe ndërgjegjja ime në këtë proces, por dhe një i dytë apo i tretë si bashkautor? Në fund të fundit, qenia njerëzore nuk grindet me veten për: e thash unë apo e thash unë. Dilema e krijimit të konfliktit nis nga: e thash unë apo e the ti!
*Pedagoge UET
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook