Ndoshta nuk ju kishte shkuar mendja ndonjëherë, ose nuk jeni interesuar për mënyrën sesi njerëzit në botë përgjigjen në telefon. Teksa ne shqiptarët përgjigjemi alo, e keni menduar ndonjëherë sesi një kinez apo gjerman mund të përgjigjet në celular? Më poshtë mund të lexoni sesi përgjigjen njerëzit në vende të ndryshme të botës.
1

Pronto, kështu përgjigjen italianët. Përkthyer, do të thotë “gati”.
2

Gjermanët preferojnë të thonë emrin e tyre kur përgjigjen në telefon.
3

Kjo frazë e bukur është një version i shkurtër i “moshimasu-moshimasu”, që do të thotë “flas, flas”.
4

Kjo përkthehet të lutem. Shumica e grekëve e përdorin.
5

Weyi do të thotë flisni.
6

Shalom përkthehet në paqe.
7

Diga, përkthehet në “po” kur përgjigjeni në telefon. Ndërsa digame-më thuaj.
8

Molim, përkthehet të lutem.
9

Bueno, kjo përdoret zakonisht kur linja nuk është shumë e mirë.
10

Efendim do të thotë urdhëro.
11

Ram-Ram, kjo fjalë është kaq e lashtë që nuk mund të thuash saktësisht prej nga ka ardhur. Hindusët e përdorin këtë përshëndetje shpesh sepse besohet t’i mbrojnë ato nga energjitë negative

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu