Temporal
Xhani o Xhan, edhe Rama të harroi
Xhani De Biasi, trajneri më i suksesshëm që ka pasur ekipi i kombëtares së futbollit u largua pa shumë bujë nga Shqipëria. Lexoi një letër lamtumire para mediave ku dha arsyet që e detyruan të largohej. Herë më lotë në sy dhe herë me ironi ndaj drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe kritikëve gjatë punës së tij, De Biasi tha se: “Do të largohem nga ekipi, pasi kam dhënë më të mirën dhe dua t’i jap mundësi rritjes së kombëtares”.
Në letrën e lamtumirës, De Basi nuk foli për një kombëtare të huaj që ai e drejtoi si italian. Pas 6 vitesh në Shqipëri dhe pas marrjes së pasaportës shqiptare De Biasi fliste për “ekipin tonë”, “kombin tonë”, “kombëtaren tonë”. Kurrë më parë një trajner i huaj nuk është bërë kaq shqiptar në drejtimin e ekipit. Shqiptar jo vetëm me pasaportë, por edhe me zemër. Ndaj lotët e De Biasit në konferencën për media ishin prekëse. Ishin prekës edhe për faktin se nga drejtimi i ekipit largohej një nga trajnerët që e ngjiti më lartë se askush tjetër futbollin shqiptar.
Ajo që De Biasi bëri për kombëtaren, pavarësish ndonjë kritike që mund të këtë, bie në kontrast të thellë me mënyrën sesi u largua nga Shqipëria. Nuk pati asnjë ceremoni. Asnjë institucion zyrtar, Ministria e Kulturës, Federata e Sporti etj, nuk bën dot asgjë më shumë sesa një konferencë modeste për mediat. Asnjë përshëndetje zyrtare apo ceremoni lumturie. Në Rinas trajneri që dikur pritej me lule nuk shoqërohej nga askush.




Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu