Lidhu me ne

Temporal

Xhani o Xhan, edhe Rama të harroi

 


Xhani o Xhan, edhe Rama të harroi
Xhani De Biasi, trajneri më i suksesshëm që ka pasur ekipi i kombëtares së futbollit u largua pa shumë bujë nga Shqipëria. Lexoi një letër lamtumire para mediave ku dha arsyet që e detyruan të largohej. Herë më lotë në sy dhe herë me ironi ndaj drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe kritikëve gjatë punës së tij, De Biasi tha se: “Do të largohem nga ekipi, pasi kam dhënë më të mirën dhe dua t’i jap mundësi rritjes së kombëtares”.
Në letrën e lamtumirës, De Basi nuk foli për një kombëtare të huaj që ai e drejtoi si italian. Pas 6 vitesh në Shqipëri dhe pas marrjes së pasaportës shqiptare De Biasi fliste për “ekipin tonë”, “kombin tonë”, “kombëtaren tonë”. Kurrë më parë një trajner i huaj nuk është bërë kaq shqiptar në drejtimin e ekipit. Shqiptar jo vetëm me pasaportë, por edhe me zemër. Ndaj lotët e De Biasit në konferencën për media ishin prekëse. Ishin prekës edhe për faktin se nga drejtimi i ekipit largohej një nga trajnerët që e ngjiti më lartë se askush tjetër futbollin shqiptar.
 gianni de biasi edi rama ile ilgili görsel sonucu
Ajo që De Biasi bëri për kombëtaren, pavarësish ndonjë kritike që mund të këtë, bie në kontrast të thellë me mënyrën sesi u largua nga Shqipëria. Nuk pati asnjë ceremoni. Asnjë institucion zyrtar, Ministria e Kulturës, Federata e Sporti etj, nuk bën dot asgjë më shumë sesa një konferencë modeste për mediat. Asnjë përshëndetje zyrtare apo ceremoni lumturie. Në Rinas trajneri që dikur pritej me lule nuk shoqërohej nga askush.

gianni de biasi edi rama ile ilgili görsel sonucu

Ishte një lamtumirë pa dinjitet. Jo për De Biasin, sepse ai e shkroi historinë e tij më mirë se askush. Ishte pa dinjitet për Shqipërinë që deri para disa muajsh e vendosi De Biasin në krah të njerëzve më suksesshëm të vendit dhe tani nuk i organizuan as një ceremoni normale.
Tek- tuk pati deklarata falënderimi në Facebook nga tifozët që e dinë vlerën që ka një trajner për ekipin. Por munguan autoritet e shtetit që të vlerësonin qoftë edhe me dy rreshta në rrjetet sociale kontributin e një trajneri të shkëlqyer.

gianni de biasi edi rama ile ilgili görsel sonucu

Kur Shqipëria u kthye nga Europiani i futbollit si debutuese për herë të parë në historinë e saj, në Rinas kishte mbërritur gjithë qeveria. Kryeministri Edi Rama anuloi gjithë axhendën qeveritare dhe së bashku me ministrat qëndroi 4 orë në Rinas në pritje të ekipit dhe trajnerit. Gjithë ditën u zhvilluan ceremoni dhe transmetime live me kombëtaren dhe Kryeministrin që dukej sikur kishte qenë vetë si futbollist në Francë. Kur kombëtarja dhe De Biasi kthehej nga Europiani, Edi Rama ishte në krye të organizimeve dhe mbajti një nga fjalimet më të gjata në karrierën e tij. Nuk harroi të përmendte as trajnerin që i drejtohej me shprehjen “Xhani, o xhan”.
“Ti do të më falësh nëse varfëria e fjalëve të mia, është sot më e dukshme përballë madhështisë së veprës tënde. Të falënderoj dhe të falënderojmë të gjithë, Xhani o xhan, që i dhe këtij kombi një kënaqësi kaq të pazakonshme”,- shprehej Rama rreth një vit më parë.
Ndërsa sot, kur trajneri ka ikur në mënyrën më të padenjë për drejtuesin e një kombëtare, Kryeministri nuk ka folur asnjë fjalë. Dhe nuk është se mendja nuk i ka shkuar te futbolli, sepse këto ditë shumë lojtarë të kombëtares i ka bërë “anëtarë” të PS dhe po i përdor për fushatë zgjedhore. Por çdo gjë duket se e përdor për efekte elektorale dhe jo se e vlerëson vërtetë punën dhe mundin e tyre. Edhe lojtarët që sot dalin dhe thonë se janë socialistë, edhe De Biasin kur rrinte me orë në Rinas për të bërë një foto, a thua se ishte meritë e qeverisë që ekipi shënonte gola.
Politika të përdor dhe të hedh!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook