Lidhu me ne

Kryesore

Berisha reagon i baraslarguar pas humbjes: Kanë shpërthyer polemikat, ringritja jo nëpërmjet përjashtimit

Berisha reagon i baraslarguar pas humbjes: Kanë shpërthyer polemikat, ringritja jo nëpërmjet përjashtimit

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë që pas humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndonëse nuk e fsheh zhgënjimin, Berisha është përpjekur të mbajë një pozicion të baraslarguar, në një kohë kur polemikat për zgjedhjen e kryetarit të ri, janë në kulmin e tyre.
Për Berishën, rruga e ringritjes së PD-së kalon përmes bashkimit dhe jo përmes përçarjes e përjashtimit. Ai kërkon një analizë të thellë për shkaqet e humbjes së demokratëve.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
Rruga drejt ringritjes kalon permes bashkimit dhe jo permes perçarjes e perjashtimit!
Te dashur miq,
rezultati i ketyre zgjedhjeve eshte larg atij qe ne te gjithe deshironim dhe prisnim. Pa asnje diskutim qe droga, krimi, pjesemarrja e administrates ne kundershtim me ligjin, pabarazia e madhe ne media ndikuan qartesisht ne rezultatin e tyre dhe bene qe keto zgjedhje te mos jene te lira dhe te ndershme ashtu siç i meritonin shqiptaret.
Te gjitha keto provuan dhe nje here se Edi Rama eshte armik i eger votes se shqiptareve. Por pavaresisht presioneve, krimit, antiligjit dhe parave te Norieges, arsyet dhe pergjegjesite per kete humbje te thelle te PD-se, si per rezultatin ashtu dhe sfondin e saj ne perputhje me praktikat me te mira te demokracive perendimore, duhet ti kerkojme dhe gjejme detyrimisht edhe tek vetja jone. Perndryshe na pret nje e ardhme e pasigurte!
Keto dite ne media ka shperthyer nje polemike e natyrshme lidhur me humbjen tone ne keto zgjedhje dhe shkaqet e saj. Drejtues por dhe anetare te thjeshte te PD kane kerkuar doreheqjen e kryetarit, i cili padyshim eshte pergjegjesi me kryesor por natyrisht jo i vetem per kete humbje.
Nga ana tjeter, kryetari i PD ka njohur pergjegjesine e tij personale kryesore per kete humbje. Statuti i partise parashikon hapjen e procesit te zgjedhjes se kryetarit te partise, dhe ky i fundit ka deklaruar se do te ngrije funksionet e tij si kryetar partie per kohen e procesit te zgjedhjes se kryetarit, per te mos ndikuar ne kete proces.
Une mendoj se menyra me e mire per te evidentuar shkaqet, per te percaktuar pergjegjesite e humbjes, eshte t’i japim ze dhe mundesi te gjithe strukturave dhe anetaresise se PD per te thene fjalen e tyre lirshem dhe me pergjegjesi ne analizen dhe ndryshimin e thelle qe nevojitet per te dale prej saj dhe ringritur perseri fuqishem Partine Demokratike.
Eshte e domosdoshme te kuptojme aresyet perse kutive te votimit u mungoi vota e 200 mije qytetareve qe kane votuar PD ne zgjedhjet e kaluara dhe pse pas kater vitesh, ne jo vetem mbetemi opozite, por marrim kete rezultat.
Mendoj se ne, ne keto rrethana, pavaresisht nga emocionet, kundershtite e pashmangeshme per situata si kjo, rendesi vendimtare ka qe PD t’u mundesoje te gjithe anetareve te saj nje proces te drejte, te ndershem, te barabarte dhe te pandikuar nga askush per te zgjedhur lidershipin qe ata mendojne dhe gjykojne se mund t’i çoje si nje opozite e fuqishme drejt fitores, sa me shpejt, te mendjeve dhe zemrave te shqiptareve.
Gjykoj se eshte detyrim ligjor dhe moral i çdo anetari apo drejtuesi te PD, te kontriboje ne integritetin, transparencen, besueshmerine e ketij procesi ne luajalitet te plote te vlerave dhe rregullave demokratike qe ndajme njeri me tjetrin!
Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT.
Por une kam bindjen me te thelle se ne kemi vullnetin e hekurt, qe te bashkuar ta kryejme me sukses te plote ringritjen e fuqishme te Partise Demokratike qe presin sot me padurim antetaret, mbeshtetesit tane, pret e djathta shqiptare dhe miqte tane ne mbare Europen dhe boten.
Prandaj dhe ju ftoj te dashur miq, duke shprehur nje falenderim dhe mirenjohje te pakufishme ndaj te gjithe atyre qe votuan PD, le te angazhohemi ne me te gjithe energjite tona ne kete mision jetik per PD, per Shqiperine dhe demokracine e saj!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook