Lidhu me ne

Radar

Shqipëria e vitit 1982 në fotografitë e rralla të një gazetari italian

Shqipëria në vitin 1982 – Një udhëtim fotografikë në Shqipëri në kohën e izolimit të vendit

Autori i këtyre fotografive është Onide Donati, një gazetar italian tani 63-vjeçar.

Ai ishte zyrtar i Partisë Komuniste të Riminit dhe më vonë ka punuar në njësinë e tij dhe më pas në gazetë për më shumë se 30 vjet, së pari si korrespondent, pastaj si gazetar politik dhe në fund si kreu i redaksisë së Emilia-Romagna.
Sot ai është në pension.
 
Por shërbimi i tij fotografik i realizuar në vendin tonë në vitin 1982, ka një vlerë të paçmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ky fotoreportazh përveç të tjerash, sjell imazhe autentike, reale dhe të patjetërsueshme, të realitetit të Shqipërisë komuniste, pikërisht në atë kohë kur regjimi famëkeq nisi pikiatën dhe mjerimi dhe varfëria nisën të lexohen qartë në sytë e shqiptarëve.

Fotot e gazetarit dhe reporterit italian Donati, janë realizuar në qendrat e qyteteve më kryesore dhe më të bukur të Shqipërisë së atëhershme si Tirana, Shkodra, Elbasani, Berati, Kruja, Korça etj.
Por ato nuk e fshehin dot mjerimin dhe rrënimin e sistemit komunist, ku kudo shihen njerëz të veshur keq, automjete të vjetra, karroca me kuaj që kryenin punë të shumta në atë kohë, si dhe disa pjesë muzeale ku bashkë me to nuk mungojnë parrullat e rregjimit.

Fotot jane shkrepur me pelikol me ngjyra dhe bardhezi, sipas rasteve, por në disa prej tyre, gazetari Donati ka dalë edhe vetë si për të dokumentuar realitetin.

Shikoni fotot e saj kohe, që shumë e kanë harruar… dhe bëjeni vetë krahasimin.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook