Kryesore
Rama krenohet me Lungomaren, por kosovarët ankohen për faturat

Sezoni turistik po arrin kulmin.
Temperaturat e larta po rikthehen pas një fundjave të freskët.
Sezoni si zakonisht është shoqëruar edhe me kritika.
Fillimisht u kritikua Bashkia e Durrësit, pasi nuk lejonte autobusët që vijnë nga Kosova për të hyrë në zonat e populluara.
Më pas pati kritika për mungesën e rojeve të plazhit, pas mbytjes së disa pushuesve.
Nuk mungojnë as këtë sezon edhe faturat e kripura.
Jo vetëm kaq, por duket se aplikimi i tyre është diskriminues.
Disa pushues kosovarë kanë postuar online faturat e shezlongut në Dhërmi.

Shqiptarëve të Shqipërisë u kërkohet të paguajnë 7 mijë lekë të vjetra, kurse atyre të Kosovës u kërkohet të paguajnë 20 mijë lekë të vjetra.
Me gjithë këto incidente, sërish plazhet janë plot.

Kryeministri Edi Rama vetë ka postuar disa foto nga Lungomare në Vlorë.








Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu