Të huajt befasohen gjithnjë nga bukuria natyrorëe e Shqipërisë, por trajtimi mizor që ne i bëjmë vendit tonë u lë po aq përshtypje sa habia e fillimit.
Boaz Rodkin, Ambasadori i Izraelit në vendin tonë i mahnitur nga Parku Kombetar i Dajtit është zhgënjyer nga katrahura e aktivitetit njerëzor.
Mbeturinat e hedhura në natyrë kanë shqetësuar sytë dhe konceptin e izraelitit, i cili thotë se është e domosdoshme që vizitorët të pastrojnë përpara se të largohen.
 “Parku Kombëtar i Dajtit: Pamje spektakolare, por vizitorët duhet të pastrojnë përpara se të largohen. Edukimi mjedisor dhe ndryshimi i sjelljes janë dëshpërimisht të nevojshme”, thotë ambasadori izraelit ndërsa postimin e ka shoqëruar me këto fotografi.