Lidhu me ne

Kryesore

“I dashur shoku im Roosevelt, më duhen 10 dollarë”. Letra e Fidel Kastros, 13 vite para revolucionit

“I dashur shoku im Roosevelt, më duhen 10 dollarë”. Letra e Fidel Kastros, 13 vite para revolucionit

Në nëntor 1940, 13 vjet përpara se të udhëhiqte revolucionin që në fund do të rrëzonte Fulgencio Batistan si udhëheqës të Kubës, adoleshenti Fidel Kastro – në moshën 14 vjeç, dhe jo 12 siç pretendohet pasaktësisht – i shkruajti një letër disi të ngrohtë presidentit të atëhershëm të SHBA, Franklin D. Roosevelt, dhe i kërkoi atij disa para:
Një kartëmonedhë 10-dollarëshe, për të qenë më të saktë. Pak kohë më vonë, ai mori një përgjigje standarte nga zyrtarët. Kërkesa e tij për para kish rënë në veshë të shurdhër, ashtu si dhe oferta e tij për të zbuluar vendndodhjen e minierave më të mëdha të hekurit në Kubë. Letra e Kastros u rizbulua në vitin 1977 nga specialistët në Arkivën Kombëtare të SHBA.
Letra e plotë:
Santiago de Cuba
6 Nëntor 1940
Drejtuar: Z. Franklin Roosevelt, President i Shteteve të Bashkuara.
Shoku im i dashur Roosevelt, unë nuk di shumë anlisht, por di aq sa për të të shkruajtur ty. Më pëlqen të dëgjoj radion, dhe jam shumë i lumtur, sepse në radio kam dëgjuar, se ti do të jesh president për një “periodo” të re.
Unë jam 12 vjeç. Unë jam një djalë i vogël, por unë mendoj shumë, por unë nuk mendoj se po i shkruaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Nëse do, më jep një kartëmonedhë 10-dollarëshe të gjelbër amerikane, në letër, sepse asnjëherë, unë nuk kam parë një kartëmonedhë 10 dollarëshe të gjelbër amerikane dhe do të doja të kisha një nga ato.
Adresa ime është: Sr Fidel Castro Colegio de Dolores Santiago de Cuba Oriente Cuba
Unë nuk di shumë anglisht por unë di shumë spanjisht dhe supozoj që ti nuk di shumë spanjisht, por di shumë anglisht, sepse ti je amerikan, por unë nuk jam amerikan.
(Faleminderit shumë) Mirëupafshim. Shoku yt, Fidel Kastro
PS. Nëse do hekur për t’i ndërtuar lirë anijet e tua unë do të të tregoj minierat më të mëdha të hekurit në vend. Ato ndodhen në Mayari Oriente Cuba.
Screen Shot 2015-08-25 at 2.40.49 PMScreen Shot 2015-08-25 at 2.40.44 PM
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook