Lidhu me ne

Mix

Fotoreportazhi i FAZ: Ja pse shqiptarët çmenden pas Benz-it

Gazeta e njohur gjermane FAZ ka përgatitur një fotoreportazh nga rrugët e Shqipërisë, ku dominojnë makinat Mercedes.
Autori i shkrimet është David Klaubert, që synon të gjejë rrënjët e kësaj dashurie për makinën Mercedes.
“Mënyra se si e ngasin makinën në Shqipëri është ashtu siç e kisha imagjinuar: Fast and furious, shpejt dhe egërsisht”.
“Gjëja e dytë që të bie në sy është dashuria e shqiptarëve për Gjermaninë. Shenjat e kësaj dashurie bien në sy kudo në Tiranë: Hotel Jurgeni, firma “Deutschcolor”, Mobilje Gjermane, lokal “St. Pauli”. Madje një polic më tregon në celular foton e të bijës gjatë botërorit, e veshur me ngjyrat e flamurit gjerman”.
“Gjëja e tretë që të bie në sy është dashuria për yllin me tre cepa. Mercedes-at janë kudo në rrugë, që nga furgonat e deri tek makinat e varrimit. Kaq shumë njerëz që fitojnë në Shqipëri dhe që duan të bien në sy nuk mund të ketë. Por këtu Benz-i është si Volkswagen. Si dreqin ndodh kjo?”
“Në fillim të viteve ’90, pas rënies së komunizmit, makinat nisën të vijnë në vend. Markat europiane si Fiat, Peugeot, Opel. Por nuk u rezistonin shumë rrugëve me gropa në Shqipëri. Të vetmet që mbijetonin në rrugë ishin makinat Mercedes-Benz”.
Sipas gazetarit, ndarja e tregut është e tillë sa 70 përqind e makinave janë Mercedes.
Por vitet e fundit kanë nisur të hyjnë ndjeshëm në treg marka të tjera.
Megjithatë dashuria për makinat Mercedes vazhdon. Kjo për shkak se edhe një mekanik fshati e njeh mirë këtë makinë. Pjesët e këmbimit janë të lira, më të lira se markat e tjera.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook