
Edhe në kampin e Turanit, xhelatët nuk e lejonin të vetmin burim drite, një fener që duhet të qëndronte vetëm në derën e kampit, i ndaluar të përdorej edhe kur dikush po jepte shpirt.
Si të verbër, që në mungesë të dritës natyra u zhvillon të tjera aftësi, banorët e kapanonit komunikonin vetëm me zë ndërmjet tyre, me rënkimet e dhimbjeve.
shangull, si ai qeni që e mbajnë në zinxhir. Një ditë, mora shtambën dhe shkova për ta mbushur në çezmën e oficerëve. Isha bashkë më Sokol Mirakën, me të cilin isha moshatar. Oficeri na pa. Doli, na kapi, dhe na lidhi ty dyve pas çezme. Na mori enën e ujit dhe e derdhi. Pas nja dy orësh, kur pa që po më thërrisnin motrat, na mori e na futi brenda në një dhomë. Atje më ra mua fillimisht, por krejt papandehur. M’u soll bota rrotull. Pasta ia filloi me shqelma e shpulla dhe më thoshte: “Qaj!”. Më plasi gjak prej hundësh. Pastaj ia filloi me Sokolin, por pak më butë. Dikur, aty nga ora dhjetë-njëmbëdhjetë e natës, erdhi komandanti i madh që kur na pa, e pyeti oficerin se “ç’po bëjnë këta, këtu?”, dhe na liroi. Ishte pak më ndryshe ai. Pra, më në fund na lëshuan”, rrëfen Qamil Merlika, i cili shkoi 9 vjeç në kampin e Tepelenës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu