
Kur prindërit e mi më treguan se grupi im i gjakut ishte A+, pata një ndjesi të çuditshme krenarie. Meqenëse A+ ishte nota më e lartë në shkollë, atëherë me siguri A+ ishte lloji më i mirë i gjakut – një shenjë dalluese biologjike. Nuk kaloi shumë dhe e kuptova se isha treguar naiv.
Falë dijenisë për ekzistencën e grupeve të gjakut, njerëzit mund të jetojnë duke i dhuruar gjak njëri-tjetrit. Por për shumë kohë, kalimi i gjakut nga një person te tjetri ishte ëndërr e parealizueshme.
Blundell ishte i saktë në hamendësimin që njerëzit duhej të pranonin vetëm gjak njerëzor. Por atij nuk i shkoi mendja se ata duhej të merrnin gjak vetëm nga disa persona të caktuar. Me shumë gjasa padija e doktorit bëri që shumë pacientë të humbnin jetën. Çfarë e bën më tragjike vdekjen e tyre është se zbulimi i grupeve të gjakut disa dekada më pas, erdhi si rezultat i një procedure tepër të thjeshtë. Kur shkencëtarët kryen transfuzionet e para në fund të shekullit 19, vunë re se nga bashkimi i grupeve të ndryshme të gjakut disa qeliza të kuqe ngecnin me njëra-tjetrën. Por kjo ndodhte zakonisht te pacientët e sëmurë, ndaj ata nuk i kushtuan rëndësi. Derisa Karl Landsteiner pyeti veten se çfarë mund të ndodhte tek ata që ishin të shëndetshëm. Zbulimi nxori që edhe te pacientët e shëndetshëm kishte ndonjëherë grumbullim të qelizave të gjakut.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu