Lidhu me ne

Radar

Infeksionet seksuale të transmetueshme: Kontrollet e shëndetit që duhet të bëni

Në varësi të marrëdhënies seksuale që mund të keni përjetuar, ju mund të shqetësoheni në lidhje me infeksionet seksualisht të transmetueshme (STI-të) ose me të qenit shtatzënë.
Historia tregon që rreziku juaj i marrjes së STI-ve prej marrëdhënieve seksuale, është në fakt i ulët. Megjithatë, mënyra e vetme për të qenë të sigurt është nëpërmjet testeve.
Fatkeqësisht, testet e menjëhershme pas akteve seksuale nuk janë ndihmuese në përcaktimin e ekspozimit tuaj ndaj infeksioneve STI. Ju duhet të prisni 2 javë për të zbuluar infeksionet e tilla si klamidia dhe gonorre-a dhe të paktën 3 muaj për hepatitin dhe infeksionin HIV, dhe pothuajse kaq gjatë edhe për sifilizin.
Për disa STI, mjeku juaj mund t’ju japë profilaxis (trajtim parandalues). Megjithatë, si të gjitha trajtimet mjekësore, profilaxis mund të ketë efekte anësore, kështu që është e rëndësishme për të barazpeshuar përfitimet dhe rreziqet. Mjeku juaj mund të diskutojë me ju rreziqet që vijnë nga ekspozimi i STI-ve dhe mund t’ju ofrojnë trajtimin e përshtatshëm.
Gjithashtu, nëse ekziston ndonjë shans që ju të mund të keni ngelur shtatzënë, mjeku mund t’ju rekomandojë marrjen e një pilule dhe më pas testin e shtatzënisë. Pasi ju të keni mbaruar këtë proces STI-je, rekomandohet seksi i sigurt, si p.sh. përdorimi i prezervativëve.
Gonorrea dhe Klamidia
Në varësi të rrezikut të marrjes së STI-ve dhe natyrës së tyre, mjeku juaj mund t’ju ofrojë antibiotikë që parandalojnë klamidian dhe gonorrean.
Nëse nuk keni marrë trajtimin me antibiotikë, mund të testoheni për të dyja këto infeksione pas 2 muajsh. Në ditët e sotme, ky test është bërë nëpërmjet urinës dhe gjithashtu mund të bëhet nëpërmjet një mostre që merret nga vagina ose penisi.
Është shumë e rëndësishme që të testoheni për këto sëmundje, pasi virusi mund të qëndrojë në qetësi për shumë vite, duke shkaktuar më pas pasoja serioze siç është fertiliteti tek gratë. Gonorre-a dhe klamidia mund të trajtohen efektivisht me antibiotikë.
HIV, hepatiti B dhe sifilizi
Gjithashtu, shumë njerëz janë të shqetësuar rreth marrjes së virusit HIV, sidomos gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë, nëse konsideroni që jeni në rrezikun e të zhvilluarit të HIV, mund t’ju sugjerohet përdorimi i PEP.
Për HIV, PEP është një kombinim ilaçesh që mund t’ju ndihmojë në parandalimin e infeksionit HIV nga zhvillimi. Megjithatë, këto ilaçe mund të kenë efekte anësore serioze dhe të pakënaqshme, kështu që ju duhet të diskutoni me mjekun tuaj rreziqet dhe përfitimet.
Në varësi të rrezikut tuaj ndaj ekspozimit të sifilizit, mjeku mund t’ju ofrojë PEP me një antibiotik.
Pas 3 muajve, ju mund të bëni një test gjaku për infeksionin e HIV, hepatitit B dhe sifilizit.
Lythat gjenital dhe herpes gjenital
Së fundmi, janë disa STI për të cilat testimi nuk është i besueshëm, në veçanti për lythat dhe herpesin gjenital.
Është vlerësuar se 80 % e të rriturve kanë dëshmitë e gjakut që u tregojnë ekspozimin ndaj virusit të lythave. Por shpesh edhe kjo mënyrë është e vështirë sepse ka raste që virusi qëndron në trup pa shfaqur asnjë lloj simptome.
Për shumë gra, virusi i lythave mund të sjellë kancerin e qafës së mitrës, kështu që është e rëndësishme kryerja e rregullt e Pap Testeve për të zbuluar sa më herët ndryshimet. Një vaksinë kundër virusit të lythave tashmë është e pranishme dhe është e rekomandueshme për femrat e reja.
Testi më i mirë për herpesin gjenital është marrja e mostrave, e cila mund të kryhet kur sëmundja është aktive. Fatkeqësisht, nuk ekziston asnjë kurë për menaxhimin e simptomave.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook