Lidhu me ne

Radar

Kondomët: Gjithçka që duhet të dini mbi prezervativët

Kondomët ose këllëfët bëhen me lateks (plastikë). Ato vendosen në penisin e erektuar të mashkullit përpara interkursit për të ndaluar hyrjen e spermës në vaginën e femrës.
Historia
Kondomët në një formë ose në një tjetër janë përdorur para shumë shekujsh dhe janë një nga format më të vjetra të “barrierave” të kontraceptimit. Sipas legjendës, Mbreti Minos i Kretës përdorte qeskë urine dhije. Romakët gjithashtu i përdornin këto qeska për të ndaluar transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST), ndërsa kinezët përdornin mëndafsh të vajosur dhe japonezët përdornin lëkurën ose kupën e guackës së breshkës. Të tjera kultura kanë përdorur materiale të tilla si pëlhura dhe intestinat e kafshëve.
Në mes të shekullit 19 përdorej një material prej gome. Megjithatë, në vitin 1930 procesi i prodhimit ndryshoi kur ky material prej gome u zëvendësua nga lateksi likuid. Shumica e kondomëve të sotëm ende prodhohen me një plastikë shumë të hollë—disa prej tyre me lubrifikant. Prodhuesit janë duke investiguar materialet alternative si poliuretani.
Kondomët tashmë janë në madhësi, trashësi, përbërje dhe ngjyrë të ndryshme, megjithatë duhet të theksohet se kondomët e rinj jo domosdoshmërisht kanë formë të besueshme kontraceptimi ose mbrojtjeje kundër SST-ve.
Si funksionojnë?
Kondomi vendoset në penisin e erektuar të mashkullit përpara interkursit për të ndaluar spermën, farën, fluidet vaginale dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) që të transmetohen midis partnerëve seksualë. Përveçse si metodë barriere kontraceptimi, kondomët mund të përdoren edhe vetëm për qëllimin e ndalimit të SST-ve.
Nëse është e mundur, ato duhet të përdoren me lubrifikant në mënyrë që të mos çahen. Përdoren vetëm lubrifikantë me bazë ujore—të tjerët mund të dëmtojnë kondomët. Kondomët e pa lubrifikuar janë të vlefshëm për ata që janë të ndjeshëm nga lubrifikantët.
Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet?
Kondomët janë relativisht të lirë dhe të lehtë për t’u blerë, por ata mund të çahen ose të dalin. Meshkujt gjithashtu duhet t’i heqin shpejt pas klimaksit (ejakulimit) dhe duhet të mbajnë kondomin në penis gjatë heqjes së penisit nga vagina, për të parandaluar ndonjë rrjedhje të spermës.
Përveç kontraceptimit, avantazhi më i madh i tyre është se ata bëjnë mbrojtjen kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV-in dhe AIDS. Ata janë të lehtë në përdorim dhe pa efekte anësore.
Sa efektivë janë ata?
Nëse përdoren në mënyrë korrekte, kondomët mund të jenë 98-100 % efektivë në parandalimin e ndodhjes së shtatzënisë. Nëse nuk përdoren në mënyrë korrekte, shkalla mund të jetë shumë më e ulët.
Çfarë duhet të bëni nëse prezervativi çahet
Prezervativi, është një mjet për t’u mbrojtur gjatë marrëdhënieve seksuale dhe për të pasur një kënaqësi më të madhe në fund të aktit.
Por përdorimi i tyre kërkon kujdes, sepse shpesh meshkujt në vendosjen e prezervativit kanë vështirësi dhe rrezikojnë ta çajnë atë.
Pra nëse prezervativi çahet ju nuk jeni të mbrojtur dhe rreziku është shpesh shumë i lartë, veçanërisht në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Pra, për të pasur një prezervativ sa më të sigurt është mirë të merren disa masa paraprake për të shmangur çarjet e tij dhe për të siguruar kështu një marrëdhënie të sigurt. Ja disa nga masat:
– Ju duhet të zgjidhni një prezervativ sipas madhësisë së penisit. Pra ai s’duhet të jetë as një masë shumë e vogël, e as shumë të mëdha. Ashtu si një veshje, duhet të ketë madhësinë e duhur.
– Ju duhet të mbani atë në një vend sa më të freskët dhe larg objekteve që nxjerrin nxehtësi, si për shembull në makinë afër kondicionerit apo edhe në xhep të pantallonave. Gabimi i zakonshëm që bëjnë meshkujt është që e mbajnë gjithmonë me vete, por duke e mbajtur afër trupit ai nxehet. Ata e mbajnë me vete se nisen nga ideja se gjatë ditë mund të dalë ndonjë mundësi e papritur dhe e mirë dhe prezervativi është i nevojshëm…
– Duhet të keni kujdes kur hapni zarfin, mos përdorini dhëmbët ose gërshërë të mprehta ose objekte të tjera të kësaj natyre se rrezikoni ta prisni ose ta gërvishtni prezervativin, sepse mjafton një gërvishte dhe ai mund të çahet lehtë.
– Ndërsa ju jeni duke u përgatitur për ta vendosur dhe e rrëshqisni mbi gishtin tregues duhet ta lejoni ajrin të dalë jashtë, sepse flluskat e ajrit rrezikojnë ta çajnë atë.
– Përdorni një lubrifikant me bazë uji dhe aplikojeni atë mbi penis, në këtë mënyrë zvogëlohet rreziku i çarjes gjatë vendosjes së tij.
– Prezervativi duhet të vendoset vetëm kur penisi të jetë në ereksion.
Çfarë duhet të bëni nëse prezervativi çahet?
Në këtë rast, ju duhet të merrni masa të tjera mbrojtëse për të shmangur sëmundjet seksualisht të trasmetueshme edhe ndonjë shtatzëni të pa dëshiruar.
Është e rekomanduar që brenda 48 orëve të shkoni tek mjeku dhe të kërkoni medikamentet e duhura nëse dyshoni se ndonjëri nga partnerët mbart ndonjë infeksion. Për të shmangur HIV-in është e nevojshme për të bërë analizat brenda 15 ditëve dhe për të marrë medikamente gjithashtu analizat duhen përsëritur  edhe pas tre muajve e ardhshëm për të siguruar ata nuk ishin të infektuar.
Nëse ju doni të shmangni një shtatzëni të padëshiruar është e domosdoshme për të shkuar në spital ose në farmaci dhe për të marrë brenda 72 orëve kontraceptivin e urgjencës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook