Lidhu me ne

Radar

Diabeti dhe sytë tuaj: Çfarë duhet të dini

Diabeti dhe sytë tuaj: Çfarë duhet të dini
Nëse ju keni diabet ju jeni në rrezik të humbjes së shikimit nga diabeti retinopatik (dëmtim i enëve shumë të vogla të gjakut në pjesën e prapme të syve). Megjithatë, niveli i mirë i glukozës në gjak, presioni normal i gjaku-t dhe trajtimi i rregullt mund të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve.
Diabeti retinopatik mund të ndodhë në varësi të llojit të diabetit që ju keni, moshës tuaj, ose edhe kontrollit që ju keni ndaj nivelit të glukozës në gjak. Për këtë arsye, çdonjeri që ka diabet duhet të bëjë një kontroll të rregullt të syve. Duke e nisur me shfaqjen e diabetit, se kur është diagnostikuar për herë të parë, dhe më pas për të paktën çdo dy vjet pas kësaj.
Nëse dëmi është zbuluar para se ai të ketë prekur seriozisht sytë tuaj, trajtimi mund të parandalojë humbjen e shikimit. Kur humbja e vizionit tashmë ka ndodhur, trajtimi mund ta ndalë atë vetëm nga përkeqësimi.
Simptomat e diabetit retinopatik
Nëse ju vini re ndonjë ndryshim në vizionin tuaj kontaktoni doktorin. Disa shembuj të simptomave të diabetit retinopatik përfshijnë:
-Vizion të mjegullt, të çrregullt ose të shtrembëruar që nuk mund të rregullohet me anën e syzeve optike;
-Probleme me bilancin, të lexuarit, shikimin e televizorit dhe të njerëzve që njeh;
-Të qenit shumë të ndjeshëm;
-Vështirësi për të parë gjatë natës.
Në fazat e parë të diabet-it retinopatik nuk do të ketë simptoma dhe sëmundja nuk mund të diagnostikohet derisa të ketë avancuar.
Kujdesi për sytë tuaj
Për t’u kujdesur për sytë dhe për të ndihmuar në parandalimin e humbjes së vizionit:
-Kontrolloni sytë tuaj rregullisht, për të paktën çdo dy vjet, që të kapni shenjat e dëmtimit që në fillim;
-Kontrolloni nivelin e glukozës në gjak;
-Mbani një presion gjaku dhe nivel kolesteroli të shëndetshëm;
-Nëse shikimi juaj është prekur, kërkoni një trajtim nga doktori juaj për ta ndaluar atë nga përkeqësimi.
Kush mund t’i testojë sytë tuaj?
Si fillim doktori mund të testojë shikimin tuaj dhe nëse e keni të nevojshme do t’ju referojë tek optometristi ose specialisti.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook