Grabitës të dhunshëm, por edhe Robin Hudë fisnikë, plane të studiuara prej muajsh, ndoshta dhe prej vitesh, por edhe shkrepje mendimi spontan, histori të papërsëritshme dashurie, por dhe pranga të ftohta tradhtie. S’kishte si pjesa më e madhe e tyre t’u shpëtonte prej duarsh regjisorëve, të cilët skenarin për filmin e tyre e kishin gati. A nuk është e tillë historia e çiftit të famshëm Bonnie dhe Clyde, grabitësve të bankave e dyqaneve, të cilëve iu janë kushtuar libra e këngë? Apo e “Banditit të kartolinave”, australianit më të kërkuar në Australi në vitet 1989-1995, i cili iu dërgonte kartolina policëve që e ndiqnin. Po aq interesante është edhe historia e Attila Ambrus, ose ndryshe “Grabitësit Ëhisky”, pasi para se të thyente një bankë, pinte një ëhisky dhe u dërgonte lule femrave që donte. Personazhi që së shpejti do ta interpretojë në një film Xhoni Dip ka thyer 27 të tilla. Por kjo nuk është aq interesante sa Jacques Mesrine, i cili kishte në stilin e tij të vidhte dy banka në ditë. Histori interesante dhe njëkohësisht subjekt filmi është edhe ajo e Andrea Stander, një polici, djalë i një gjenerali të njohur në Afrikën e Jugut, i cili vite të tëra ishte edhe grabitësi edhe polici i parë në vendngjarje. Ai u zbulua vetëm pasi kreu vjedhjen e bankës së 30-të. Gazeta “Tirana Observer” bazuar në shtypin e huaj, boton historitë më të famshme të vjedhjeve të bankave. Kush ishin grabitësit që shpeshherë u shpallën “armiku numër një” në vendet ku shtrinin veprimtaritë e tyre. Jeta e tyre personale dhe planet e detajuara për vjedhjen e bankave. Arratisjet nga burgjet dhe shumat spektakolare që rrallëherë u kthyen në depozitat bankare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu